Financa e Kosovës s`e miraton buxhetin për 2020-n e shtyn për në mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si duket Ministria e Financave të Kosovës nuk është fare në merak për çështjen e miratimit të buxhetit për vitin që po vjen. Bëhet me dije se deri në muajin mars autoritetet zyrtare, ata që mund të konsiderohen të tillë edhe në këtë kohë kur ende nuk është formuar qeveria e re, nuk e shohin si problem punën e buxhetit. Kështu Kosova do ta nis vitin 2020, pa buxhet të miratuar. Besohet se e gjithë kjo ndodh për shkak të dorëheqjes së qeverisë dhe moskrijimit të institucioneve të reja. Madje, buxheti për vitin 2020 ende po vazhdon të qëndrojë në sirtarët e qeverisë, por, pavarësisht kësaj situate, Ministria e Financave, nuk e sheh si problem nëse buxheti nuk miratohet deri në muajin Mars! E nëse edhe në prill nuk arrin të kalojë, atëherë ndryshon situata. Të dhënat tregojnë se në fakt buxheti për vitin 2020 është finalizuar dhe sipas ekspertëve të ekonomisë vendase buxheti i mosmiratuar do të sillte shumë probleme me pagesat e punonjësve të shtetit kryesisht. Sipas tyre do të ishte mirë që forcat politike të merren vesh mes tyre që puna e buxhetit të mos ketë ndalesa administrative meqë tashmë është bërë publik edhe shifra prej rreth 2.4 miliardë Euro-sh të hedhura për këtë vit.

Propozimi dy muaj më parë

Sipas të dhënave që vijnë nga mediat e Kosovës saktësohet se të hyrat nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e shtetit, që njëherësh është burimi kryesor i mbushjes edhe të buxhetit të Kosovës. Në tetorin që lamë pas u tha se institucionet përgjegjëse për mbledhjen e taksave, tatimeve dhe detyrimeve të ndryshme financiare janë Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës, ku u saktësia se këto dy institucione, sipas zyrtarëve të tyre, edhe gjatë këtij viti që lamë pas kanë treguar performancë të mirë në mbledhjen e të hyrave për arkën e shtetit. Ata thonë se i kanë përmbushur projeksionet e Qeverisë së Kosovës për këtë vit. Nga 2.3 miliardë euro sa është buxheti i këtij viti, nga zyrtarët e Qeverisë konsiderohet të jetë i realizueshëm, i qëndrueshëm dhe që ruan stabilitetin fiskal. Parashikimet e Qeverisë që u largua ishin që Dogana e Kosovës deri në fund të vitit do të arrijë të grumbullojë 1.2 miliardë euro. Drejtori i këtij institucioni, Bahri Berisha, në një ragim të tij për Radion Evropa e Lirë tha se deri në tetor janë mbledhur 900 milionë euro. Ndërkaq, deri në fund të vitit u parashikua edhe shifra e mësipërme.  Për vitin 2020, Dogana e Kosovës, sipas Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2020-2022, parashihet të grumbullojë rreth 1.3 miliard euro.

Të fundit

Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Tizhani Reijnders është objektivi kryesor i Mançester Sitit në këtë merkato. Te Milani nuk do të heqin dorë lehtë,...

Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të...

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, vezët rezultuan të kontaminuara me salmonelë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.1 të Gramshit ka ardhur për shkak të vezës së kontaminuar me salmonelë. Analizat iu morën 72 personave, 53 fëmijëve...

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të...

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur sistemit zgjedhor propoecional shqiptar me...

Lajme të tjera

Web TV