“Fjala”, ky tundim kaq i madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

“E para ishte fjala…”, thuhet në Dhiatën e Vjetër. Për më tutje nuk rrekem të perifrazoj asgjë më shumë se kaq. Sepse në të kundërt, do të më duhet të drejtohem për regjistrim e marrje leksionesh në institutin jezuit të fretërve, ose atë françeskan, nëse më pranon kush.

E shkëputa këtë fjali nga Bibla e Shenjtë, pasi dua të shtroj një argument të stërnjohur, por këtë herë sipas meje natyrisht, gjë që më del herë ballazi e herë tërthorazi, sa herë ulem të shkruaj. E gjitha kjo mund të marrë ndopak vlerë, por dhe mund të shumëzohet me zero në infinit, pasi me shkrime të tilla janë mbushur tej e mbanë librat e analistëve “gjitharmësh” dhe muret e gjirizeve publike, ku mendimet origjinale e të paturpshme shkruhen pa drojë.

“E para ishte fjala…”, thuhet në hyrje të dëshmisë së Gjon Pagëzorit. Mund të ketë edhe 99 kuptime të tjera ky fragment frazeologjik, por ajo që më vjen më përshtat, është se në kapitullin “Mishërimi i Fjalës” shprehja merr kuptim universal, domethënë hyjnor, dhe më pak tokësor, që do të thotë se po të kapet, jep masë elektrike e me pasoja.

Kjo ka të bëjë me thënien e fjalës, pra të një mendimi të lirë dhe fare të pa censuruar, që vjen nga kohët për të sjell diçka të paperceptueshme, ose udhëton për në një destinacion transparent. Përndryshe ç’kuptim kishte që “Fjala” të ishte e para.

Çuditërish Bibla nuk parashtron, fjala vjen se: “E para ishte buka…”, që me siguri do të nënkuptonte mbushjen e barkut deri në grykë, me mish, raki e… fruta deti. Për më keq se kaq, Bibla nuk i mëshon as idesë se “E para ishte paraja…”. Sepse me siguri kjo do të na tundonte aq shumë të gjithëve, sa do ta sfidonim njëri-tjetrin për t’u bërë, në mos bankierë e anëtarë bordi, të paktën nëpunës banke ose punonjës security-je, në hollin e saj.

Lexo edhe :  Lufta Izrael-Iran/ Kur e shkuara shpërthen në të tashmen

Po përse “Fjala”?

Sërish mund të dalin 99 pikëpyetje të tjera. Por në argumentimin tim më vjen më për shtat të them: Sepse robi kërkon ta thotë një fjalë djalli e mori, një mendim të lirë pa censurë dhe pa auto ç’është më e rëndësishmja, edhe pse kjo mund t’i kushtojë ca si shumë shtrenjtë, kur rasti nuk është oportun.

Ndaj dhe Bibla, sipas meje, ka dashur t’i japi ligjshmëri fjalës, ndoshta duke e marrë thellësisht në konsideratë atë aq Aristoteli kishte thënë ca shekuj më parë se “njeriu është një kafshë politike”. Pra “kafsha politike” në këtë rast është njeriu që komunikon, apo thënë ndryshe: që i jep gojës edhe atëherë kur nuk duhet. Mirëpo ja që në Bibël, fjala na qenka e para, ndërsa në vitet moderne të “Hi Tech”-ut, fjala e lirë mbrohet me ligj.

Ndaj është e rëndësishme ta përsërisim sot e gjithë ditën: “Fjala është e para”. Për më tepër sot, kur liria e fjalës i ka fituar betejat e mëdha ndaj censurës, apo asaj që në zhargonin e përditshëm e quajmë: mbyllja e gojës.

E që të mos ngatërrohemi, fjala e lirë nuk ka të bëjë shumë me propagandën, edhe pse aty llomotitet pa fund për bëma dhe idera strategjike. Por kjo nuk është se ka ndonjë rëndësi të veçantë në këtë mes. Ajo që dua të them për së fundi është se tanimë, zërin në gazetë, radio, a portal televizion nuk e ndalon dot kush.

Ai është i destinuar të mbetet në eter.

Dhe kaq na duhet për të shkuar më tej. Sepse kushdo ka të drejtë ta thotë mendimin e tij, edhe kur çirret me portavoce para një turme plot me njerëz që e dëgjojnë plot adhurim, por dhe kur është i vetëm në shkretëtirën përvëluese a në stepën siberike dhe mendimet e tij ia thotë me zë të lartë vetëm vetvetes.

Tek e fundit, “Fjala” ishte e para dhe është e para, sigurisht./Fjala.al/

Të fundit

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët...

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Lajme të tjera

Web TV