Monologu i pordhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Ishte vjeshtë e parë 2000. Nisi fushata. Nënpunësi i ardhshëm i Bashkisë, derë më derë, si prifti i përrallës me kusi në dorë: Lypte votën për socialistët! Kërkonte votën, por më shumë premtonte. Diku një rrugë. Më tej asfalt për gropat. Në një lagje më shumë dritë. Në tjetrën fronte pune, jo vetëm brenda Bashkisë, por edhe në Gjermani dhe në Amerikë.

Pse në Amerikë? Fshati që duket nuk do kallauz: E kini parë një burrë me mjekër si të Janullatusit? Ka ardhur kastile nga Amerika për t’i bërë fushatën Kryetarit tonë. Duke qënë çifut amerikan, ka mend dhe para! Po të shtojmë këtu edhe miqësinë e gjerë të kandidatit socialist me një takëm ambasadorësh, që siç e patë bëri xhiro në krah të ministrit të Kulturës, në bulevard, në mes të ditës, për inat të Doktor Rëmpallës, dyert e Amerikës janë të hapura për tiranasit. Të kuptohemi, vetëm për ata që votojnë për socializmën!

Në mesnatë, i dërmuar nga punët e ditës, qante hallin me klloçkën. (Ishte metaforë për gruan! E zuri demokracia të djegur, domethënë të martuar me tre gojë për t’u ushqyer! Mallkonte tre herë në ditë prindërit me soj e sorollop! Pse or të mallkuar nuk bënit seks me “kundragaz” siç reklamojnë OJQ-të?

Bënit qejf badjava, pa pasoja, pa shpenzime për të më gatuar mua! Edhe unë i fituar, sepse po të kisha sot 30 pranvera mbi supe, në epokën e socialistëve, mund të bëhesha edhe kryeministër, siç e tha vetë shoku ynë Ilir Meta, në takimin me eurosocialistët që festonin 8 Dhjetorin 1990, ditën e rënies së diktaturës! “Më shihni mua,- tha ai.

Kur nisa politikën, isha në moshën tuaj! Sot jam kryeministër!…Po ju? Me siguri do të bëheni më shumë!… dhe ha-ha e ku-ku-ku!” Të jem beqar dhe të marr grua në shtëpi! Larg qoftë! Kur ka “qumësht” me bollëk në pazar, pse ta fut sherrin në shtëpi! Do bëja si shefat: Bashkëveprim. Çdo fund jave një zogë, e pranoj edhe moldave, në peqi, llaf që në Korçë quajnë perhërin.)

Na u ngatërrua meselea: Me klloçkën u mbante erë “thelave” të bashkisë. Më e mira është “thela” e shefit të departamentit! As e vogël e as e madhe, por e majme!…Dhe erdhi dita e shënuar! Fitoi PS-ja. Rrëmbeu “thelën” edhe miku ynë. De more de! Punë shteti- badiava! Puna private- hejvalla! Të parën e bënte vetë. Të dyten e dha në të parë! “Milte” më shumë, sepse ndiqte parimë: Shteti të mbështeti privatin! Zyra ishte me kondicioner për t’u ngrohur e për t’u ftohur! Me një kompjuter për sy, sepse nuk dinte ta ngiste. Tavolinë, piktura nga të zgjedhurat e shefit!…

Laviria e Zhan Pol Sartrit dhe poçia e Mao Ce Dunit

Ra telefoni. Drejt zyrës po vinte një nga votëdhënësit!…Rrodhe! Mendoi. Por ka rënë në usta: siç do të hyjë dhe do të dali! Mori një kartë të bardhë dhe nisi të shkruaj! Dëgjoi trokitien e përsëritur. U hap dera. Nuk e ngriti kokën. Vazhdoi të hiqte vija mbi letër. Le të presi votëdhënësi. Duhet të krijoi imazhin se në bashki punohet, e jo si në kohën e Brojkë demokratit kur njerëzia bënin pallë ariu! Tha kështu me mend dhe I mëshoi stilolapsit duke bërë një kuadrat! Kubizëm,-tha.

Lexo edhe :  24 orë nga jeta e një Fatkeqi

Po ekzistencalizmi I Zhan Pol Sartrit çfarë është? Kujtoi një tregim të fillozofit francez. Titulli “Laviria”. Personazhi mashkull mori në dhomë një lavire. I tha të zhvishet dhe të shtrihej në krevat. Vetë qëndroi në karrige. E kqyrte…deri sa ndjeu të lagej poshtë brekëve…Dhe mua po më vështron “laviria” që më dha votën! Si ta shpreh kënaqësinë?

Nisi të vrasë mëndien me nge. Larg e larg u kujtua se dikush I kishte treguar një histori për Mao Ce Dunin. Ju duk banale, kur ishte popull. Tani që mori pushtet, faktet ndryshuan. Në Pekin bëhej mbledhie e Byrosë Politike. Tavolinë e gjërë. Rrinin ulur kinezët me pushtet, nën pushtetin e Mao Ce Dunit. Në qoshe Kryetari. Në një cep, në të mëngjër të Kryetarit, një poçe porcelani, nga porcelani I fisëm kinez. Jashtë fuksionit? Poçe pa vlerë. Por kthehej në misterioze sepse aty kishte të drejtë të pështynte vetëm Kryetari Mao!

Morali: Rreth tavolinës dy ishin gjërat me vlerë: Kryetari dhe poçia. Të tjerët nuk ekzistonin, vetëm për faktin sepse u mungonte e drejta të pështynin! Kush guxonte të “pështynte” ato që thoshte e shkruante Mao Ce Duni, shkonte me dëshirë në Taxhai për të hapur taraca!

Kinezëri e bukur, por e denjë për dikaturën. Në demokraci nuk pi ujë: nuk mund ta pështyj këtë deli burrë militant që kam përpara, që më shikon e nuk guxon të më shqetësoi, edhe pse jetojmë në demokraci edhe pse I kam borxh votën për socializmën!

Një krisëm nga vrima që nuk shkruhet…

Nisi të shtoi vizat mbi letër, sepse ndjeu kënaqësinë e maces kur luan me miun. Mos e tepërova me mavrinë që më sheh pa e parë? Si të dal nga kjo situatë që edhe mishi të piqet dhe helli të mos digjet?…”Eureka” tha me mend dhe… lëshoi një koqe pordhë! E lëshoi pa ngritur kokën sepse donte ta krijonte të plote imazhin e nënpunësit. Votëdhënësi në fillim ngriti supet. Pastaj bëri dy kruajtje të gërmazit. Nënpunësi ynë ngriti kokën:

-Këtu qënke miku im! Ke kohë që ke hyrë në zyrën time?

-Kam ardhur para pordhës,- tha votëdhënësi, më shumë për t’I treguar se nuk I mungon kurajua.

-Ashtu! A e di miku im pse e bëra?… Sepse kur të shkosh t’I në bllok do të pyesin shoqëria: Shkove në bashki? Vajta do të thuash ti…Do të thonë ata: Do të hedhi ndonjë pordhë për ne zotëria I bashkisë, siç thotë populli, apo do të bëjë një vërë në ujë si I pari!…E kupton filozofinë e muhabetit dhe të krismës!…Sigurisht që e kupton, ndryshe nuk do të votoje për ne! E po, I zgjidhëm hallet …Mirëupafshim…

13.12.2000

 

 

 

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV