Shifrat e INSTAT: Shkalla e papunësisë shënon 11.4 për qind

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Statistikave ka bërë me dije së fundmi se në tremujorin e tretë 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,5 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2018, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 3,3 %, ndërkohë krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019, ky tregues u rrit me 0,3 %.
Nga ana tjetër në tremujorin e tretë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,4 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,8 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e dytë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,1 pikë përqindje.
“Në tremujorin e tretë të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 69,8 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 1,5 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues shënon të njëjtin nivel, 69,8 %.
Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 62,0 %, ndërsa për burrat ky tregues është 77,7 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 15,7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 2,7 pikë përqindje dhe për burrat është rritur me 0,3 pikë përqindje.
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 52,5 % me një rritje prej 1,1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 79,0 % duke shënuar një rritje prej 1,5 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e tretë të vitit paraardhës” vlerëson INSTAT.
Instituti i Statistikave saktëson gjithashtu se: “Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, 17,3 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,3 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 11,5 % në paaftësi të përhershme.
Gjatë tremujorit të tretë 2019, 8,8 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.
Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 65,8 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 6,9 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç ky grup përbën 11,1 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe”

Të fundit

Në kërkim nga policia shqiptare, Rezart Taçi dënohet me burg në Zvicër

Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi është dënuar me 30 muaj burgim nga një gjykatë në Zvicër për mashtrime financiare në...

Barcelona vendos çmimin për yllin e ekipit: kushton 70 mln euro

Barcelona thuhet se ka vendosur një çmim prej 70 milionë eurosh për Fermin Lopez. Spanjolli është një nga objektivat e Chelsea-t dhe është përfolur për...

“Irani po planifikon një raketë që mund të godasë Evropën”

Irani po zhvillon aktualisht një raketë balistike të aftë për të arritur zemrën e Evropës." Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë...

Skandal në Universitetin e Mjekësisë: Shefja e departamentit pa doktoraturë

Një tjetër çudi në sistemin akademik shqiptar është zbuluar së fundmi nga ish-ministri i Arsimit, Taulant Muka. Në një status të publikuar në rrjetet...

Trump: George dhe Alex Soros të akuzohen si organizatë kriminale!

Donald Trump nisi një sulm ndaj George Soros dhe djalit të tij, Alexander Soros në një postim në platformën "Truth Social", duke i bërë...

Lajme të tjera

Web TV