Tërmeti, për nëntë të ndaluarit jepet masa ‘arrest me burg’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” për 9 të ndaluarit në Durrës pasi dyshohet të jenë përgjegjës të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

Mësohet se në burg kanë mbetur: Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës,

Klajdi Lame, në cilësinë e inspektorit të INUK Durrës, në objektin pallat 6- katësh,

Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh,

Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,

Ahmet Doda, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,

Rruzhdi Xheka, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”,

Avdulla Osmani, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në mënyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”,

Dëfrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh,

Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive.

Ky vendim i Gjykatës së Durrësit nuk është pritur mirë nga familjarët e të arrestuarve,të cilët prisnin lirimin e tyre.

3 prokurorët e çështjes kanë dhënë raportin e tyre në Gjykatë, seancë që drejtohej nga gjyqtari Paulin Çera, ndërsa kërkuan ‘arrest me burg’ për 9 të akuzuarit. Ndërkohë, avokatët kanë kërkuar lirimin e tyre dhe seanca që ka zgjatur rreth 5 orë u shoqërua me debate të ashpra.

Të fundit

“Gjyqtarët e kanë rreptësisht të ndaluar…”/ Ç’parashikonte Kushtetuta në 1925-ën

Nga Dashnor Kaloçi Memorie.al / Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë...

Dëbora artificiale “shpëton” sezonin e skive në Alpet austriake

Me temperaturat mbi mesataren sezonale dhe mungesën e reshjeve të borës, shpatet në Kitzbuhel të Alpeve austriake po mirëpresin vizitorët me borë artificiale. Në Kitzbuhel...

SHBA ndërpret ndihmën ushtarake për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se SHBA do të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën. “Presidenti ka qenë i qartë se ai është i fokusuar në...

Inflacioni në Eurozonë bie për herë të parë pas 4 muajsh, arrin në 2.4%

Inflacioni në Eurozonë ka rënë për herë të parë pas katër muajsh në 2.4%, duke forcuar shpresat e vendimmarrësve të Bankës Qendrore Europiane (BQE)...

Lajme të tjera

Web TV