Ligji i “Anti-shpifjes”/ Gazetarët: Meta të mos e dekretojë ligjin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas miratimit të ligjit Anti-shpifje nga ana e Kuvendit kanë reaguar edhe shoqatat e gazetarëve.

Shoqatat kanë dënuar vendimin e deputetëve. Ndërsa gazetarët i bëjnë thirrje kreut të shtetit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligji, pasi sipas tyre, ky ligj synon të kontrollojë median online.

Sipas përfaqësuesve të shoqatave të gazetarëve ata do të nisin “një fushatë të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, pjesë e së cilës do të jetë angazhimi afatgjatë për të rrëzuar këto projektligje apo për t’i bërë ato të pavlefshme përmes betejave ligjore dhe qytetare në mbrojtje të lirisë së shprehjes, në gjykatat shqiptare apo në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Njoftimi i plotë: Në përfundim të votimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të projektligjeve “antishpifje”, rrjeti i organizatave shqiptare përfaqësuese të gazetarëve dhe të të drejtave të njeriut bën këtë deklaratë:

Ne dënojmë vendimin e sotëm të Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar projektligjet në kundërshtim të hapur me Komisionin Europian dhe Zyrën e Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës.

Ne i bëjmë thirrje Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta të mos e dekretojë këtë projektligj.

Ne bëjmë të ditur se do të nisim një fushatë të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, pjesë e së cilës do të jetë angazhimi afatgjatë për të rrëzuar këto projektligje apo për t’i bërë ato të pavlefshme përmes betejave ligjore dhe qytetare në mbrojtje të lirisë së shprehjes, në gjykatat shqiptare apo në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Lexo edhe :  Luçiano Boçi: Fatet e shqiptarëve nuk varen nga samitet, por nga vota e lirë

Ne i bëjmë thirrje gazetarëve të vijojnë punën për të raportuar drejtë dhe saktë dhe të mos frikësohen nga ekzistenca e këtyre ligjeve regresive.

Ne angazhohemi të mbështesim çdo gazetar që mund të përballet me padrejtësitë që mund të prodhojë një ligj i tillë.

Lista e organizatave firmëtare:

Këshilli Shqiptar i Medias

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Qendra Shqiptare MediaLook

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

BIRN Albania

Citizens Channel

Faktoje

Instituti Shqiptar i Medias

Civil Rights Defenders

Instituti Shqiptar i Shkencave

Komiteti shqiptar i Helsinkit

Qendra Res Publica

Grupi shqiptar në mbrojtje të të drejtave të njeriut./Fjala.al/

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV