Vettingu në drejtësi/ BE thirrje Maqedonisë: Mos aplikoni modelin shqiptar

Me gjithë faktin se Bashkimi Europian nxiti Vettingun në drejtësi për Shqipëri, Unioni nuk ia sugjeron këtë proces Maqedonisë.

Mediat në Maqedoninë e Veriut shprehen se Kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar që të aplikohet Vettingu në gjyqësor sipas modelit të Shqipërisë, por Bashkimi Europian e ka refuzuar këtë kërkesë.

Gjithashtu bëhet e ditur se ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zbogar e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit në largim Zoran Zaev që të ketë Vetting të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ambasadori Zbogar iu tha gazetarëve se Vettingu duhet të shihet si opsioni i fundit i zgjidhjes./Fjala.al