Basha: Me Ramën do merremi pas Vitit të Ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur ish-grupin parlamentar dhe kryesinë e Partisë Demokratike për të ndërtuar strategjinë e radhës kundër kryeministrit Edi Rama.

Basha është përqendruar tek dënimi me 1- vit burg të ish-deputetit Ervin Salianji për çështjen “Babale”, ndërsa ka folur edhe për gjendjen e rënduar ekonomike dhe sociale në vend pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjendja ekonomike dhe kriza politike është rënduar pas dështimit të qeverisë për të menaxhuar pasojat e tërmetit dhe përpjekja kriminale për të mbyllur gojën mediave. Rama kërkon t’u mbyllë gojën mediave, duke i bere presion kujtdo që hedh dritë mbi abuzimin dhe korrupsionin. 

Qëllimi i Edi Rames është mbyllja e gojës së opozitës për faktin e vetëm se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e këtij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive.  Ervin Salianji mori dënim politik, sepse denoncoi përfshirjen në trafik droge të ministrit të Brendshëm.

Denimi i Salianjit tregon se si po e përdor Rama drejtusinë. Tahiri, që kanabizoi Shqipërinë me Ramën, dënohet me punë në shërbim të komunitetit, Salianji qe denoncoi trafikun e drogës, dënohet me burg.

Edi Rama zgjati gjendjen e emergjencës jo për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, por për të justifikuar mungesën e vullnetit të tij për të plotësuar kushtet e vendosura nga Bundestagu, pa te cilat Shqipëria nuk avancon dot në rrugën drejt BE-së”- ka deklaruar Basha.

Lideri i opozitës është shprehur se pas festave të fundvitit PD do të prezantojë edhe propozimet e veta për reformën zgjedhore, ndërsa më pas opozita do të kërkojë që brenda muajit janar të miratohet reforma për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Lexo edhe :  Kuvendi lançon portalin E-Legjislacioni/ Një hap drejt një procesi modern ligjvënës

Edi Rama po zvarrit miratimin e reformës zgjedhore, sepse nuk do që të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet, kusht për nisjen e negociatave të Shqipërisë me BE-së.

Pas festave, do të prezantojmë para qytetareve propozimet tona për reformën zgjedhore dhe kërkojmë që brenda muajit janar të miratohet reforma dhe t’i hapet rruga zgjedhjeve vendore dhe të përgjithshme sa më shpejt. 

3 janë pikat kyçe; zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme; Bllokimi i reformës zgjedhore konsensuale nga Rama duhet të na gjeje të gatshëm të marrim çdo vendim; Angazhim konkret i forumeve për të shpalosur alternativen tonë, e cila po finalizohet” ka shtuar Basha.

Të fundit

Mbi 110 milionë njerëz në Evropë të ekspozuar ndaj ndotjes akustike

Më shumë se 110 milionë njerëz në të gjithë Evropën janë të ekspozuar ndaj ndotjes së dëmshme akustike, duke...

Vendosja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, SHBA hap ambasadën në Jerusalem

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem ka njoftuar se do të rihapet të mërkurën, duke hequr urdhrat e mëparshëm për strehim në vend...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 25 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 83.9 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

1944: Beteja e Tali-Ihantala – Kur Veriu u mbulua nga zjarri

Në verën e vitit 1944, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po hynte në fazën e saj vendimtare, një nga betejat më të egra të...

Pasiguria globale në rritje, Britania do të blejë avionë F-35

Britania do të blejë të paktën 12 avionë luftarakë F-35. Kjo lëvizje pritet të krijojë shqetësim te Rusia dhe Kina. Por ky vendim i qeverisë...

Lajme të tjera

Web TV