Dhunohet fizikisht 38-vjeçari në Tiranë, i plagosuri refuzon të flasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sikur të mos mjaftonin dy ngjarjet e pjesës së parë të ditës në Korçë dhe Patos, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar orëve të pasdites edhe në Tiranë. Policia njofton se një person është paraqitur në spital me plagë të shkaktuara nga mjete të forta në kokë dhe në pjesët e këmbëve dhe se nga të dhënat e para është jashtë rerzikut për jetën.

Sipas të dhënave të policisë i plagosur ka mbetur shtetasi Santi Xhaferi, 38 vjeç, i cili ka shkuar menjëherë në Sanatorium, për të marrë ndihmën e parë mjekësore, meqë në momentin kur i është zënë pritë ai ka qenë në afërsi të këtij spitali. Ngjarja ka ndodhur pranë Sanatoriumit, në  zonën e Saukut, ku bëhet e ditur se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Xhaferi është gjetur nga kalimtarët në rrugë, duke kërkuar ndihmë. Ai vetë nuk ka pranuar që është plagosur, vetëm ka kërkuar që ta çojnë në spital. Me të mbërritur në spital, bluzat e bardha kanë konstatuar plagët dhe kanë njoftuar policinë. Nga të dhënat e para, burimet policore bëjnë me dije se i plagosur ka dyshime që është konfliktuar fizikisht me persona të tjerë dhe është lënë në rrugë.

Plagosja dyshohet të jetë vijim i konfliktit fizik mes dy personave, por ende nuk dihet saktësisht pasi vetë i plagosuri nuk ka pranuar të flasë për policinë. Burimet policore tregojnë se në vendin ku është gjetur i shënjestruari ka qenë vend pa ndriçim e për pasojë nuk ka asnjë dëshmitar.

Ai ka refuzuar të flasë duke pretenduar se nuk e di se çfarë i ka ndodhur dhe mendohet se personat i kanë zënë pritë pikërisht në vendin edhe ku është gjetur. Policia nuk tregon nëse i plagosuri ka precedent të mëparshëm kriminal por po hetohet në një sërë pistash.

Lexo edhe :  Xhaçka i “rrëmben” mandatin Gjylametit me vetëm dy vota! Si renditen kandidatët e tjerë

Ngjarja sipas Policisë

Rreth orës 18:20, ka mbërritur me ambulancë në spital, jashtë rrezikut për jetën shtetasi S. Xh.,38 vjeç, i cili kishte dëmtime në kokë dhe ne këmbët, ku paraprakisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri. Nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet janë shkartuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri

Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Elbasanit në drejtim të Saukut, ku fillimisht shtetasi S.Xh, është transportuar me një automjet drejt Sanatoriumit në Sauk dhe më pas është kërkuar ndihma e ambulancës e cila e ka transportuar në SQU për ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një shtetas tjetër. Personat që e kanë transportuar drejt Sanatoriumit me mjet janë shoqëruar në ambientet e Komisariat të Policisë Nr 1 për sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve...

Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik me mbi 109 mijë dollarë

Bitcoin, kriptomonedha më e popullarizuar në botë, u rrit në një nivel rekord sot, duke arritur në 109,499.76 dollarë, për shkak të optimizmit në...

Profesionet e 140 deputetëve të rinj në Parlament, dominojnë ekonomistët dhe juristët

Në seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 Shtator për herë të parë do të betohen 67 deputetë të rinj. Pjesa tjetër rikthehen për...

Emigranti u vetëvra sapo u kthye nga Gjadri, mediat italiane: Kishte frikë…

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje vetëvrasjes së një emigranti maroken në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku...

Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas Francës, edhe Gjermania mbështet “ëndrrën europiane të qeverisë shqiptare” për...

Lajme të tjera

Web TV