E akuzoi për komplot, djali i Sorosit i mbin në zyrë Ilir Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta ka pritur në zyrë ditën e sotme djalin e George Soros Alex Soros. Një takim i papritur midis presidentit të vendit dhe birit të manjanit George Soros.

Kjo për faktin se Ilir Meta e ka cilësuar atë si spekulant dhe si një njeri që do të kryente një komplot kundër Shqipërisë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit të këtij viti. Por, që në fakt asgjë nuk ndodhi.

Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës kreu i shtetit Ilir Meta e njohu Sorosin me shqetësimet e tij për zhvillimet aktuale në Shqipëri.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi.

Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”, shkruan Presidenca.

Si nisi përplasja Meta vs Soros?

Ilir Meta e akuzoi Sorosin, se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”.

Por si përgjigje ndaj interesimit të Zërit të Amerikës mbi këto akuza, shefja e zyrës së komunikimit të fondacionit “Soros” me seli në Nju jork, Laura Silber, tha se “Fondacioni Shoqëria e Hapur është krenar për rolin që ka luajtur, krahas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për të mbështetur reformën në sistemin gjyqësor në Shqipëri, që është një kërkesë e domosdoshme për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”.

Në deklaratën e zonjës Silber thuhet më tej se “karakterizimi që Presidenti Meta i ka bërë kësaj përpjekjeje kaq publike si një komplot, është i çuditshëm. Ne presim që të takohemi në të ardhmen e afërt me Presidentin Meta, në bazë të ftesës që na ka dërguar”, shton më tej ajo.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh te PD? Berisha njofton konferencën e jashtëzakonshme në seli

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar edhe më parë manjatin e biznesit George Soros për lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

“Fondacionet për një Shoqëri të Hapur” janë një rrjet ndërkombëtar organizatash jofitimprurëse, të pavarura, jo qeveritare dhe jo politike që mbështesin financiarisht grupe të shoqërisë civile në sektorë të drejtësisë, arsimit, shëndetit publik dhe shtypit të pavarur në mbarë botën. Në Shqipëri “Fondacioni Soros” e zhvillon aktivitetin që prej vitit 1994./Fjala.al/

Të fundit

Takimi elektoral në Fier, Berisha: Kjo natë 12 vjeçare e ka një fund, më 11 maj!

Në takimin elektoral përmbyllës në Fier, kreu i PD Sali Berisha u shpreh se në 11 maj do të...

Zjarr i madh në Babrru, flakët rrezikojnë banesat, banorët në panik

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Babrrusë në Tiranë pasditen e sotme. Mësohet se zjarri i përmasave të mëdha ndodhet shumë pranë disa banesave,...

Rama kritikon sërish partitë e vogla: Janë si LSI, përfaqësojnë vetëm interesa të ngushta

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetës të Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës, ka lëshuar sërish kritika ndaj partive të vogla në...

Vuçiç anulloi takimet në SHBA se ishte i sëmurë? Ish-diplomati: Sajesë, e përzunë nga…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Ushtarak të Beogradit, sipas raportimeve nga mediat vendase. Gjatë një vizite në Shtetet...

Shoqe e ngushtë me Diellzën? Motra e Gjestit reagon ashpër: Po cënohet imazhi, turp!

Motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, ka reaguar ashpër ndaj lajmeve që po qarkullojnë në media ditët e fundit për marrëdhënien e saj me Diellzën,...

Lajme të tjera

Web TV