Milioneri kërkon 10 persona që t’i bëjnë shoqëri, mund të jesh ti ai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një milioner gjerman i vetmuar ka kuptuar se paraja nuk është gjithçka pasi pa që nuk kishte njerëz rreth vetes për një kohë të gjatë. Kështu ai vendosi të ftojë në një nga pronat e tij në Zelandën e re e cila duket si një parajsë.

Karl Reipen vetëm gjatë javës së fundit ka publikuar dy herë shpalljen në gazetat lokale, ku thuhet se kërkon njerëz që t’i bëjnë shoqëri. Në pronën e tij në Zelandë të Re që vlen 8,5 milionë dollarë, ka stalla, kantinë vere dhe një zonë të rrethuar, kurse i tërë kompleksi është i vendosur në bregun perëndimor të këtij vendi.

“Do të mund të jetojnë në shtëpinë dhe të ndajnë kantinën e verës për takime dhe dreka. Mund të kënaqen gjatë shëtitjeve, peshkimit, shoping-ut, lundrimit, notit apo vëzhgimit të kafshëve”, -ka shtuar Reipen.

Kush është më pak se 70-vjeç është i ftuar të shkojë në pronën e tij miliona dollarësh falas. Mos rrini kot por bjerini qylit.

“Nëse jeni të interesuar të jetoni në  grup të njerëzve interesant, një gjë e tillë mund të jetë plotësisht në interesin tuaj”, ka shtuar për fund Reipen në shpalljen e tij.

/fjala.al

Të fundit

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij....

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë në radhë gjatë kësaj periudhe...

Lajme të tjera

Web TV