Qeveria zbardh programin e rindërtimit, ja cilat kategori do të përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti i 26 nëntorit la pas viktima dhe shkatërroi qindra subjekte në zona të ndryshme. Ajo cka është lënë pas ka nevojë urgjente për ndërhyrje. Për këtë arsye dhe qeveria ka zbardhur programin e plotë për rindërtimin e banesave të dëmtuara dhe të shembura. Akti normativ ka kaluar në një procedurë të përshpejtuar në Komisionet Parlamentare dhe në Parlament.

Ja cilat janë kategoritë e familjeve që përfitojnë kompensimin e dëmeve dhe ndërtimin e banesave:

Individët dhe familjet, që kanë humbur një ose më shumë anëtarë të familjes dhe kanë pësuar dëme në banesat e tyre e kanë mbetur të pastrehë;

Tregtarët ose shoqëritë tregtare, të cilët si pasojë e fatkeqësisë natyrore u është prishur vendi i ushtrimit të aktivitetit.

Ndërkohë është parashikuar të mos përfitojnë ata subjekte që kanë në pronësi më shumë se një banesë, në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, pavarësisht nëse banesa që është dëmtuar ka qenë vendbanim i zakonshëm. Ata do të përfitojnë vetëm në rast se të gjitha banesat në pronësi u janë dëmtuar.

Do të përfitojnë kompensim për dëmet të gjitha ato familje, banesa e të cilëve është shpallur e banueshme, por që u është dëmtuar nga tërmeti. Po ashtu kompensohen për dëmet edhe ata persona, banesa e të cilëve nuk ndodhet në territorin ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, në momentin kur vërtetohet se dëmet janë pasojë e tërmetit.

Nuk janë përfitues firmat e ndërtimit për ato objekte, që janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore, kur dëmi ka ardhur si rrjedhojë e gabimeve në projektimin apo ndërtimin e ndërtesës kryer prej vetë subjektit ndërtues, që është njëkohësisht dhe pronar i objektit, përveç rastit kur zbatohet zhvillimi i detyruar vendor sipas parashikimeve të këtij akti.

Lexo edhe :  Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe Hashim Thaçin, por i kishte zbuluar

Në Program janë përfshirë edhe familjet që kanë banesa të palegalizuara. Është vendosur që ndërtimet pa leje në zonat e reja për zhvillim ose në zonat e planifikuara për ndërtim sipas këtij akti, të përjashtohen nga procedurat e legalizimit dhe subjektet poseduese të ndërtimeve pa leje. Por ato do të përfitojnë pronësinë mbi truallin, kur aty është miratuar leja e zhvillimit.

Qeveria po ashtu ka vendosur t’u japë të drejtën qytetarëve të banesave të shembura të ndërtojnë vetë ndërtesa në të njëjtin truall, me një zhvillues privat, ndërkohë që financimi do të bëhet nga program i rindërtimit.

Nga ana tjetër, të gjitha ndërtimet dhe rikonstruksioni i banesave përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe tarifat e aplikimit të zbatueshme për lejet e ndërtimit, duke i lehtësuar nga një kosto relativisht e lartë. Përjashtohen nga taksat, tatimet dhe tarifat e aplikimit edhe të gjithë ato subjekte që do të shërbejnë për rindërtim.

Sipas aktit normative, të gjitha ato banesa të shpallura të pabanueshme nga akt-konstatimet apo akt-vlerësimet paraprake, do t’i nënshtrohen akt-ekspertizës së thelluar. Ekspertiza jep një konkluzion të qartë mbi gjendjen strukturore, nëse objekti mund të riparohet apo struktura e tij është dëmtuar në atë masë që dikton prishjen e detyruar të objektit.

Të fundit

“Shqipëria Madhështore”: A do të mbledhë vota trumpizmi në Tiranë?

Sali Berisha, 80 vjeç, garon në zgjedhjet e 11 majit si kandidat për kryeministër duke kërkuar një rikthim për...

ETHET E ZGJEDHJEVE? Koha e pajisjes me ID Kartë zbret nga 14 ditë në vetëm 3 ditë

Koha e pajisjes me ID Kartë zbret nga 14 ditë në vetëm 3 ditë, njoftoi Ministria e Brendshme. Risia është lançuar nga IdentiTek, kompania...

Berisha për nofkën ‘Bufi’: Rama më ka bërë nder, por do të zhgënjehet kur ta kuptojë

Kryeministri Edi Rama e quan çdo ditë ‘buf kënete’, por ky epitet për Sali Berishën nuk është aspak ofendim, përkundrazi. I ftuar mbrëmjen e kaluar...

BE u bën thirrje familjeve të krijojnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Për herë të parë, Presidenti sllovak viziton Shqipërinë

Presidenti i Sllovakisë Peter Pellegrini ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri. Ai është pritur nga presidenti Bajram Begaj në Presidencë. “Sot, për herë të parë një...

Lajme të tjera

Web TV