Ulet në mënyrë drastike numrin bebeve që lindin në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është reduktuar në mënyrë drastike numrin bebeve të sjella në jetë. Në këtë mënyrë duket se gratë që jetojnë në Shqipëri vit pas viti po heqin dorë nga mëmësia,

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2018 ky fenomen u theksua edhe më shumë kur numri mesatar i fëmijë të lindur nga një grua shënoi rekord historik. Indeksi i fertilitetit ishte vetëm 1.37 fëmijë për një grua nga 1.48 fëmijë  më 2017 dhe nga 1.73 fëmijë për grua që ishte ky indeks në vitin 2014.

Rënia me shpejtësi e numrit të lindjeve e ka çuar Shqipërinë nën normën e zëvendësimit e cila përllogaritet 2.1 fëmijë për grua. Gjithashtu Shqipëria e ka normën e lindshmërisë shumë poshtë indeksit global të fertilitetit i cili në vitin 2017 ishte 2.4 fëmijë për grua sipas të dhënave të Bankës Botërore. Gratë shqiptare lindin gati 50 për qind më pak fëmijë se mesatarja globale.

Si pasojë e lindshmërisë së ulët dhe emigracionit të lartë popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet, ndërkohë  ë struktura e saj tregon se popullsia po shkon drejt plakjes.

Sipas përllogaritjeve të INSTAT emigracioni është një faktor më madhor se rënia e lindjeve për tkurrjen e popullisë. Teksa rënia e lindjeve ishte me rreth 8 mijë persona vitin e kaluar emigracioni neto ishte rreth 16 mijë persona.

Nga  janari 2014 deri në janar të 2018 popullsia e Shqipërisë është zvogëluar mesatarisht me 0,16 % në vit.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve raportet e varësisë janë rritur për moshat e vjetra dhe janë ulur për ato të rejat. Raportet e varësisë llogariten duke krahasuar numrin e personave (të rinjtë 0-14 vjeç dhe/ose të moshuarit 65+ vjeç) me popullsinë në moshë pune.

Lexo edhe :  Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Për vitin 2018 raporti i varësisë së të moshuarve në Shqipëri është 20,1 % kundrejt 17,9 % në vitin 2014. Nga ana tjetër, raporti i varësisë së të rinjve në vitin 2018 është 25,4 % kundrejt 28,2 % në vitin 2014, duke pasur kështu për një tendencë në rënie të këtij raporti në vendin tonë.

Të fundit

“Rama, kjo është për ty” , i riu nga Korça del LIVE dhe shkatërron ambientet publike

Një i ri nga qyteti i Korçës ka dëmtuar ambientet e jashtme të bashkisë së Korçës. I riu, i cili...

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Një zëdhënës i Autoritetit italian të Antitrustit në Milano tha, se të martën (29.07.2025) bashkë me policinë financiare italiane janë kontrolluar zyrat e biznesit...

Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta të verës?

Ndërsa disa njerëz mezi durojnë një çarçaf të hollë gjatë netëve të nxehta, të tjerë nuk mund të flenë pa u mbuluar plotësisht, edhe...

“Më tha mos ik tek Italia, ndryshe ta heq pasaportën“, De Biasi tregon batutat e Ramës

Në verë, Villasimius mund të bëhet një vend i rrezikshëm: “Disa ditë më parë përjetova nga afër zjarret, shumë pranë shtëpisë sime të pushimeve”. Gianni...

Kush është njeriu që kërcënon me armë bërthamore perëndimin?

Dikur, ai ishte njeriu i ripërtëritjes. Shpresa liberale. Ose të paktën kështu na bënë të besonim. Sot, ai është zëri më i dhunshëm në...

Lajme të tjera

Web TV