Vendi ku pema e Krishtlindjes kushton sa dy rroga mujore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pema e Krishtlindjeve mund të konsiderohet një aksesor jo shumë i shtrenjtë në disa shtete, madje po t’i referohemi vendit tonë shumë vite më parë ajo mund të gjendej falas, mjafton të shkoje në një pyll me pisha dhe ta prisje.

Kujt do i shkonte mendja se në Gjeorgji duhet të kursesh plot 2 rroga për të blerë një Pemë Krishtlindjes ose nëse nuk i kursen dot duhet të marrësh kredi.  Duhet theksuar se Gjerorgjia futet në vendet të cilat kanë rrogat më të ulta në Europë së bashku me Ukrainën, Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë.

Në Mbretërinë e Bashkuar mund ta blini një pemë Krishtlindjes për 55 funte dhe 70 funte, kuese ato në Gjeorgji kushtojnë katër herë më shumë.

Por pse vendasit  japin kaq shumë para për një pemë origjinale bredhi Nordmann?

Pemët në këtë shtet mbillen në rajonin malor Racha. Kohë më parë këto pemë ishin shumë më të lira por për shkak të shqetësimeve për shpyllëzime të mëdha, u zbatuan rregullore të reja dhe gjoba më të larta për të adresuar këtë çështje, që nënkupton gjithashtu se pemët e Krishtlindjeve u bënë shumë më të shtrenjta.

Për shembull, një shitës në periferi të Tbilisisi, kryeqyteti, i specializuar në halore, shet pemët Nordmann dymetërshe për 519 dollarë.

Duke pasur parasysh se paga mesatare atje në vitin 2018 ishte 369 dollarë, kjo do të thotë se shumica e banorëve vendas gjithashtu duhet të shpenzojnë më shumë se të ardhurat e tyre mujore për pemën e Krishtlindjes.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se çmimet janë të larta sepse pemët rriten jashtëzakonisht ngadalë në pyjet Nordmann.

Lexo edhe :  Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

/fjala.al

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV