Mini-Shengeni, Rama bashkon liderët e Ballkanit, refuzon Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për samitin e tretë të mini-Shengenit Ballkanik, Rama, Vuçiç e Zaev pritet të takohen sot në Tiranë. Ndërsa nga ana tjetër Kosova dhe Bosnja kanë deklaruar se nuk do marrin pjesë në këtë takim, pasi ato ndihen të përjashtuara që në fillim dhe nuk ulen në tryezë me Serbinë, shtet me të cilin kanë probleme.

Kryeministri Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev do të zhvillojnë sërish bisedime për Mini-Shengenin e Ballkanit. Të mbledhur që prej pasdites së djeshme në Tiranë, tre liderët do zhvillojnë raundin e tretë të bisedimeve dhe këtë herë do u bashkohet dhe lideri i Malit të Zi, Milo Dukanoviç.

Por kundër jo vetëm këtij takimi po edhe pranisë së palës serbe në këtë takim ka dalë Kosova, autoritetet e së cilës kanë deklaruar publikisht disa herë se nuk do marrin pjesë në këtë Samit, pasi ato ndihen të përjashtuara që në fillim dhe nuk ulen në tryezë me Serbinë, shtet me të cilin kanë probleme.

Në një reagim të djeshëm, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi këtë një “eksperiment rajonal”, të cilin Kosova refuzon ta njohë. Por një përgjigje e mori nga Rama, i cili tha se Kosova del humbëse nga refuzimi i hyrjes në Samit, pasi sipas tij, kjo tryezë njihet edhe nga SHBA e BE. /Fjala.al/

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV