ARRSH: Intensifikohen reshjet, stuhitë dhe shiu bllokojnë rrugët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në të gjithë vendin, prej ditës së shtunë vijojnë reshjet dhe stuhitë e shiut. Nga shirat intensivë, probleme janë hasur nga veriu në jug. Për shkak të motit të keq mësohet se një nga tragetet e linjës Bari-Durrës që duhej të mbërrinte në mëngjes në Durrës ka shtyrë lundrimin dhe është nisur drejt portit shqiptar mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë një tjetër traget ka mbërritur me një vonesë dyorëshe, ndërsa ka nisur dhe fluksi i udhëtarëve që vijnë për pushime në atdhe këtë fundvit. Deti regjistron forcën 8 ballë të shkallës Boufort dhe të hënën situata do të vazhdojë e njëjtë, por era do të ndryshojë drejtim. Ajo do të fryjë në drejtimin veriperëndim duke sjellë dhe ulje temperaturash, ndërsa deti do të ketë forcën 7 ballë. Kjo situatë detare ka pezulluar përkohësisht nisjen e lundrimeve për anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm në Adriatik, përfshirë këtu dhe anijet e peshkimit.

Moti i keq ka pezulluar lundrimin edhe në Portin Detar të Vlorës. Ky traget ishte nisur nga Brindizi në orën 16 të ditës së shtunë me 150 pasagjerë në bord, por si pasojë e motit të rënduar nuk ka mundur të ankorohet në kalatën e portit. Pas shumë tentativash trageti ka mundur të ankorohet vetëm mëngjesin e së dielës rreth orës 5:30.

Lundrimi është pezulluar për të gjitha mjetet e tjera, të cilat nuk duhet të dalin në det deri në përmirësimin e situatës.

Kjo fundjavë shënoi edhe fluksin në rritje të pasagjerëve që kthehen për të kaluar festat e fundvitit pranë familjeve dhe të afërmeve të tyre. Po ashtu në Lazarat të Gjirokastrës, përroi i fshatit ka sjellë me vete inerte të shumta që kanë izoluar një prej lagjeve.

Lexo edhe :  PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Po ashtu edhe në veri, ARRSH thotë se reshjet e shiut janë intensive. Probleme janë regjistruar në rrugën B. Curri-Valbonë nga rënia e gurëve. “Kontraktorët e mirëmbajtjes me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe raportojnë se po bëhet pastrimi i rrugës, B. Curri-Valbonë nga rënie të vogla gurësh. Në të gjitha akset qarkullimi realizohet pa probleme’, thotë ARRSH. Ndërkohë, sipas IGJEUM-it, nga llogaritjet këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm; Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Ndërkohë, sipas IGJEUM-it, nga llogaritjet këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm; Ishëm, Erzen, Shkumbin, Ishëm e Vjosë.

“Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë fundit të ditës së sotme (e diel, dt. 22) ka reshje intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Lumenjtë dhe përrenj e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Ditën e nesërme (e hënë, dt. 23) prurjet do të vazhdojnë të jenë të larta por me tendencë ulje pas mesditës. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve”, thuhet në njoftim.

Të fundit

“Betohet” Dashnor Sula/ Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi,...

Festivali i filmit në Kanë i rreptë me kodin e veshjes: Jo zhveshje!

Festivali i Filmit në Kanë i thote “boll” zhveshjes: Organizatorët e eventit të rëndësishëm kanë përcaktuar së fundi rregulla të reja e më të...

Liderët e partive të reja më cilësorë se 50 deputetët e lodhur të PD

Analisti Kreshnik Spahiu ka thënë se liderët e partive të reja do të bëjnë një diferencë të dukshme, sipas tij, në parlamentin e ardhshëm me 50...

Diplomatët perëndimorë diskutojnë armëpushimin pas ofertës së papritur të Trumpit

Një ofertë e papritur nga presidenti amerikan, Donald Trump, më 12 maj, për t’iu bashkuar bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, që pritet të zhvillohen...

‘Artileri’ mjetesh piroteknike në çantë, policia ndalon në fushë zyrtarin e Vllaznisë

Përpara ndeshjes Vllaznia 0-4 Egnatia në "Arenën Kombëtare", policia dhe siguria kanë ndaluar në fushë një prej zyrtarëve të Vllaznisë. Pjesëtari i stafit mjekësor...

Lajme të tjera

Web TV