Kanceri i tiroideve, mjekët izraelitë zhvillojnë metodën revolucionare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli po i çudit të gjithë me shpikjet dhe studimet e fundit, jo vetëm në teknologji dhe industri, por edhe në mjekësi, ku shkencëtarët dhe mjekët e këtij vendi janë në pararojë të shumë gjetjeve. Edhe në sektorin e luftës kundër kancerit, Izraeli ka bërë hapa të mëdha përpara.

Mjekët e Qendrës Mjekësore të Universitetit Hadassah (Spitali Hadassah) në Izrael, kanë zhvilluar një metodë të re “revolucionare” që identifikon kancerin e gjëndrave tiroide me një saktësi prej 94%.

Gjëndrat tiroide shpesh zhvillojnë gunga të vogla, të plota ose të lëngshme, që mund të jenë potencialisht kanceroze.

Biopsitë e tiroides kryhen duke përdorur një procedurë të quajtur aspiratë gjilpërë të imët. Meqenëse gjilpëra është aq e hollë dhe për këtë arsye kampioni është shumë i vogël, në 30% të rasteve rezultatet e testit janë jo efikase.

Studimi mjekësor izraelit tregoi se, ndryshimet në shprehjen e “mikroRNA-s” në nyjet tiroide, lejohen të përcaktojnë saktë nëse ishin nodule beninje, ose malinje me një saktësi prej 94%.

Tani mjekët shpresojnë ta bëjnë testin në dispozicion të publikut dhe të ndihmojnë sa më shumë pacientë./Fjala.al/

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV