Mbeten 14 orë në det, mbërrijnë, më në fund, 150 pasagjerët në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas më shumë se 14 orësh ka mbërritur më ne fund në Vlorë trageti me 150 pasagjerë në të.

Moti i keq, era e fortë dhe stuhia e orëve të fundit kanë trazuar detin e për pasojë mjetet detare janë përballur me një rrugë të vështirë.

Moti i keq me reshje të dendura, të cilat pritet të zgjasin deri në mbrëmjen e së hënës, do të minimizojë këto lëvizje. Orë më parë autoritetet kanë treguar se duhet të bëhet kujdes me daljet në det përgjatë këtyre dy ditëve.

Në qytetin bregdetar të Vlorës mësohet se intensiteti i reshjeve të shiut ka qenë mbi 30 milimetra. Fatmirësisht, deri tani nuk ka probleme në qytet dhe rrugët janë të hapura.

Ndërkohë, lundrimi detar është pjesërisht i pezulluar për anijet e vogla, ndërsa trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka mbërritur në port.

Deti është me fuqi 8 ballë dhe shpejtësia e erës që fryn nga jugu 18-20 m/s, bëjnë të ditur autoritetet nga porti i Vlorës.

Bëhet me dije se në portin e Vlorës, ka mundur të ankorohet trageti  “St Damian”, i nisur nga Brindisi i Italisë, pas 14 orësh udhëtim mes dallgëve dhe motit të keq.

Udhëtarët pasi zbritën në tokë, u shprehen se janë torturuar nga udhëtimi i gjatë dhe pritja në radhë e tragetit për t’u ankoruar.

“Kemi bërë 7 orë rrugë, jemi edhe 14 orë në radhë, u torturam”, shprehen ata ndërkohë që ka vijuar ankthi i kohës së keqe. Me të njëjtat probleme vonesash po përballen edhe udhëtarët e linjave ajrore.

Askush nuk mban asnjë përgjegjësi ndërkohë që kompania ‘Ernest’ është denoncuar dy ditë më parë. Edhe linja detare Durrës-Bari është shfaqur me probleme të mëdha pak ditë më parë.

Lexo edhe :  Pranimet në universitet përmes e-Albania/ Për herë të parë aplikim online për provimet

Qytetarët që u dëmtuan nga kjo linjë bënë me dije se kanë tentuar të denoncojnë po askush nuk i merr në konsideratë.

Autoritetet portuale por edhe ata të aeroportit nuk përgjigjen për asnjë dëmtim që iu ndodh shqiptarëve me kompanitë e tyre të udhëtimit. /Fjala.al/

 

Të fundit

Rama ndan pamjet nga shembja e pallatit në Vlorë: Edhe shkelësit e mëdhenj po ndëshkohen

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e aksionit të IMT-së në bregdetin e Vlorë, ku fadromat...

Edi Rama u shpreh mirënjohjen dy heronjve, Agim Troci dhe Klajdi Mustaj

Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për efektivët e Policisë të cilët mbajnë me nder të veshur uniformën blu dhe...

Qëlloi me çifte kuajt në Llogara, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur...

Rubini turpërohet në Moskë, Daku shkëlqen me golin e 5-të radhazi

Disfata e Rubinit në Moskë, përballë CSKA-së që u shënoi pesë golave miqve nga Kazani, nuk e ka sfumuar formën e mirë të Mirlind...

Dhunohet brutalisht operatori polak në Përmet, akuzon rivalët

Operatori i një guide turistike polake, c, ka denoncuar publikisht me më 2 gusht është dhunuar brutalisht nga stafi i një agjencie udhëtimi rivale. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV