Si do të shpërndahen 20 mld lekë për rindërtimin nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dëmet materiale që la pas tërmeti i 26 nëntorit pritet të përballohen me një fond prej 20 miliardë lekësh, të cilat janë parashikuar në buxhetin e vitit 2020.

Motoja “rimëkëmbje dhe vazhdimësi” ka shërbyer për hartimin e buxhetit të viti të ardhshëm, i cili është mbështetur në funksion të përballimit të pasojave që la pas tërmeti.

Përveç fondit 1 miliardë lekë për subvencionin e qirave, për të pakën një vit, për 6000 familje, qeveria ka hartuar një plan edhe për riparimin e shtëpive të dëmtuara dhe rindërtimin e atyre që janë shembur.

Bilanci paraprak i objekteve të shembura dhe atyre të dëmtuara rëndë arrin në 6697 në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Kukës e Dibër. Pasi të arrihen marrëveshjet për objektet që do të financohen e ndërtohen nga donatorët, qeveria do të ndërtojë e riparoja objektet e tjera brenda vitit me fondin prej 20 miliardë lekësh.

Sipas bilancit paraprak janë  1183 shtëpi të shembura, në Durrës 1050, në Tiranë 131, dhe në  Dibër 2. Ndërkohë shtëpi të dëmtuara rëndë janë 5514 nga të cilat në Durrës janë 3838,  në Tiranë 1311, në  Lezhë 168 në Kukës 150,  në Dibër 13 dhe  Elbasan 34 shtëpi.

Pallate të dëmtuara rëndë janë 558,  në Durrës 35,  në Tiranë 461,  në Lezhë 56,  në Kukës 4 dhe në Dibër e Elbasan  dy pallate. Gjithashtu në Tiranë janë edhe 20 pallate të  pabanueshme

Bonusi i qerasë

Në relacionin e aktit normativ për rindërtimin vlerësohet së subvencionimi i qirasë për një vit për rreth 6000 familje të jetë rreth 1 miliard lekë dhe do të përballohen kryesisht nga buxheti i shtetit.

Në relacion thuhet se lista e plotë pritet të përditësohet, por sipas të dhënave të mësipërme rezultojnë rreth 6,697 familje në banesa, ndërkohë që numri i familjeve që banojnë në pallatet e dëmtuara rënde dhe ato që janë shembur nuk është i raportuar.Nisma ligjore e Qeverisë, është ndërmarrë për shkak të situatës së krijuar pas tërmetit 6.4 të shkallës Rihter, që goditi Shqipërinë në datën 26.11.2019 . Gjendjen e fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë,  do të jetë në fuqi deri në fund të marsit.

Lexo edhe :  Zbulohet data, kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë

Për përfitimin e subvencionit të pagesës së qirasë, sipas këtij akti normativ, familjet aplikojnë pranë njësisë së vetëqeverisjes ku kanë vendbanimin e tyre, duke dorëzuar dokumentacionin, si më poshtë vijon: a) Formularin e aplikimit, sipas formatit bashkëlidhur këtij vendimi; b) Aktkonstatimin e Institutit të Ndërtimit; c) Certifikatën familjare; ç) Numrin e llogarisë bankare ku do të derdhet pagesa e qirasë./Fjala.al/

Të fundit

26 vjeçe në Kuvend/ Zegjine Çaushi ‘u mbyll gojën” kritikëve: Kam boll kohë për të mësuar

Kandidatja socialiste në Fier, Zegjine Çaushi, ka bërë reagimin e parë pasi rimori mandatin e deputetes. Maldrita Bardho u zgjodh...

“Nuk ka më toka të Xanuna”, Rama i lë afat Vlorës 48 orë, Dredha në aksion

Lirimi i hapësirave publike është marrë seriozisht nga Kryeministri Rama, i cili paralajmëron shkelësit në kryeqytet për ndjekje penale dhe gjoba. Si shembull kryeministri...

Përmbytjet në Teksas, konfirmohen 24 viktima, 20 vajza të mitura rezultojnë të zhdukura

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 vajza që ndiqnin një kamp veror rezultojnë të zhdukura, pasi shirat e rrëmbyeshëm...

“Parajsa e pazbuluar e Evropës”/ Plazhet e Shqipërisë, si në Greqi dhe Kroaci

Shqipëria rekomandohet si një destinacion për tu vizituar gjatë verës .Platforma ndërkombëtare  Travel and Towrs world analizon lehtësitë e lëvizjes me viza britanike dhe...

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia nuk duket se do e...

Lajme të tjera

Web TV