Aeroport në hapësirë, fantazia po bëhet realitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëtimi brenda planetit tonë nuk përbën më sfidë, prandaj shkenca po fillon të mendojë seriozisht për udhëtimin ndërplanetar. Nismën e ka marrë një kompani private ruse e quajtur “S7 Space”, e cila u ka bërë thirrje koorporatave shtetërore, firmave tregtare dhe fillestarëve që të marrin seriozisht fillimin e një projekti që synon krijimin e një aeroporti hapsinor.

Ky aeroport hapsinor ka si qëllim kryesor transportin e ardhshëm ndërplanetar. Kjo gjë është hasur për herë të parë në poemën suedeze ‘Aniara’ e autorit Harry Martinson, ku një anije kozmike luksoze merr pasagjerët nga Toka për në Mars.

Kompania ruse ka njoftuar se, është duke nisur këtë projekt në të cilin do të bëhet një qendër transiti për riparimin dhe furnizimin me karburant të anijeve hapsinore ndërplanetare dhe satelitët tokësorë, një laborator kërkimor, një terren trajnimi, si dhe një qendër turistike.

“Ne po fillojmë punën për të zbatuar projektin ‘Cosmodrome Orbital’. Për ta bërë këtë, ne jemi duke propozuar që të aplikojmë të gjithë përvojën e fituar nga programi i brendshëm hapsinor në misionet afatgjata.

Do të bëhet një qendër transiti për riparimin dhe furnizimin me karburant të anijeve hapsinore ndërplanetare dhe satelitët tokësorë, një laborator kërkimor, një terren trajnimi, si dhe një qendër turistike”, – thuhej në njoftimin zyrtar të kompanisë “S7 Space”.

I gjithë ky projekt është pak a shumë si në poemën “Aniara”, e cila u bë frymëzim për realizimin e një prej filmave më të mirë me fantashkencë. Të gjitha avancimet që bën teknologjia sot na vërtetojnë bindjen se, fantazia nuk shkon më larg se realiteti./Fjala.al/

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV