Arsenal fillon shitjet, Mustafi drejt Serisë A?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti shqiptar Shkodran Mustafi do largohet nga klubi i Arsenal në merkaton e janarit dhe pritet që ai të kalojë në Serinë A.

Mbrojtësi bëhet i dyti lojtar me origjinë shqiptare që mund të largohet nga londinezët në transferuat e dimrit,pasi edhe mesfushori Granit Xhaka pritet të mos jetë më pjesë e Arsenal.

Mustafi ka një minutash të vogël aktivizimi te “The Gunners” gjatë këtij sezoni, ndaj për këtë arsye ai ka kërkuar që të lëvizë.

Deri më tani për mbrojtësin ka shprehur interes skuadra italiane e Bologna-s, e cila është duke vëzhguar nga afër zhvillimet te klubi anglez dhe kërkon që të fillojnë negociatat për transferimin e tij në Itali.

Drejtuesit e Arsenal janë të gatshëm për të bërë shitjen e Shkodran Mustafit dhe për kartonin e tij kërkojnë mbi 20 milionë euro.

Nuk dihet ende nëse kjo shifër do jetë e përshtatshme edhe për klubin e Bolognas, por interesi ndaj mbrojtësit është goxha i lartë./Përgatiti: Fjala.al/

 

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV