Festat e fundvitit, 28 gra të dënuara do të lirohen nga amnistia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç ishte parashikuar, disa të dënuar, kryesisht gra, të mitur dhe të moshuar, kanë përfituar nga amnistia dhe do të kalojnë festat e fundvitit jashtë qelive.

Në një dalje publike ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se nga 56 gra të dënuara me burg, 28 prej tyre kanë fituar lirimin e menjëhershëm nga këto institucione. Ndërkohë për disa të tjera do të ketë ulje të dënimit me 1/3.

“Nga 56 gra të dënuara, u vendos për lirim të menjëhershëm për 28 gra. Ndërsa 28 gra përfitojnë me ulje të 1/3 e dënimit.

Përfitojnë gjithashtu dhe disa të dënuar të mitur. Ndërsa disa të tjerë përfitojnë me ulje dënimi 1/3.

Një tjetër kategori përfituese janë dhe burrat mbi 60 vjeç, që nuk janë dënuar për vepra penale që ndalohen nga amnistia”,- tha Gjonaj.

Nuk dihet se sa është numri për përfituesit e tjerë të të gjitha kategorive. Po ashtu nuk bëhet me dije koha kur do të nis zbatimi i kësaj amnistie.

Por në lidhje me mekanizmin që është ndjekur amnistive të tjera pritet që falja të nis që ditën që bëhet edhe publikimi. Pra i bie ditën e sotme dhe nesër./Fjala.al/

 

Të fundit

Apollo 11 nis udhëtimin për të prekur Hënën: Një hap gjigant për njerëzimin

16 Korrik 1969 Në mëngjesin e 16 korrikut 1969, ora 09:32 sipas kohës lokale në Florida, një raketë Saturn V...

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë të martën se Rusia nuk shqetësohet fare për “ultimatumin teatral” të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar...

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Lajme të tjera

Web TV