“Frikësohet” Napoli, tërheq Hysajn nga merkato

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj nuk do të largohet nga klubi i Napolit dhe statusi i tij te ky ekip ka ndryshuar krejtësisht.

Ndonëse duhej të ishte ndër lëvizjet e para të merkatos, Hysaj nuk do të lëviz nga kjo skuadër deri në fund të sezonit, ose në rast se s’do ketë të papritura nga merkato.

“Sky Sport” raporton se trajneri Genaro Gattuso dhe drejtori i këtij klubi Guintoli kanë larguar mbrojtësin shqiptar nga merkato e dimrit.

Ky vendim është marrë pasi zona defensive e Napolit është në gjendje emergjence dhe është dëmtuese që kësaj skuadre t’i largohet një mbrojtës tjetër në këtë moment të sezonit. Megjithatë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë deri në mbarimin e merkatos, e kur skuadra e Romës prej kohësh kërkon që të marrë Hysajn.

Duhet rikujtuar se vetëm para pak javëve, mediet italiane raportuan se marrëveshja midis tyre ishte shumë e afërt dhe se futbollisti shqiptar po kërkon të ndërrojë ambient, kjo për shkak sepse te skuadra e Napolit ka humbur rëndësinë, e nga pozicioni i titullarit ka kaluar në atë të rezervave./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Banesat, pagesa e mirëmbajtjes me detyrim: Gjobë për ata që refuzojnë

Ligji i ri për administrimin e ambienteve të përbashkëta në pallatet shumëkatëshe parashikon që çdo banor të kontribuojë financiarisht...

Krahu i majtë i mbrojtjes, Mendy i ngelet në “derë” Realit

Gjithçka tregon se Reali do të ketë tre mbrojtës të majtë për sezonin 2025-26. Nuk ka largime, ose të paktën kështu ka treguar tregu. Edhe...

Modric debuton me humbje, Chelsea fiton pastër miqësoren

Chelsea ka mposhtur 4-1 Milanin në miqësoren e luajtur në “Stmaford Bridge”. Chelsea e nisi takimin me këtë formacion titullar: Sanchez; James, Chalobah, Tosin,...

Bilanci nga Ministria e Mbrojtjes: Kemi evidentuar 21 vatra zjarri

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve që kanë “pushtuar” vendin kohët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në gjithë...

Kreshnik Spahiu: “Pronari” i djeshëm më kërkoi 20 mijë lekë borxh

Nga Kreshnik Spahiu Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po furnizohesha me karburant te “Ekspozita...

Lajme të tjera

Web TV