“Grand Gala Vjeneze” mbyll sezonin e Teatrit të Operas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Le të vallëzojmë”, kjo është dhe shfaqja e fundit e artistëve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, për këtë vit. Koreografi Renato Zanella sjell grand galanë vjeneze nën dirigjimin e Ernst Theis në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë. Drejtoresha Zana Çela në një prezantim për mediet bën apel për më shumë bashkëpunim dhe dashuri mes njerëzve, prandaj edhe këto të ardhura do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i datës 26 nëntor që përshkroi vendin tonë, si një mesazh shprese për ta.

Është bërë traditë tashmë, përgjatë gjithë historisë së tij, që teatri i Operës koncertin e fundit të tij, ia dedikon publikut si mesazhin e tij dhuratë për ta. Në mënyrë të veçantë vjen edhe si një mesazh optimist për jetën, dashurinë që duhet të kemi për njëri-tjetrin. Por edhe ndihmën që ne i japim njëri-tjetrit për të ndërtuar edhe rindërtuar jetën. Të ardhurat e këtij koncerti do të shkojnë në shërbim të familjeve të dëmtuara nga tërmeti, për të rindërtuar jetët e tyre”, shprehet Zana Çela.

Ndërsa, regjisori edhe dirigjenti ndalen më shumë tek repertori që do të ngjitin në skenë, ku as kësaj here nuk do të mungojnë urveturë nga Johan Strauss II, Emmerich Kalman edhe shumë vepra të tjera, nën interpretimin e Dorina Selimajt, Armando Likajt, Renisa Lackas, Nina Muhos, Xhieldo Hysenit, Vikena Kamenica, Eva Golemit, Dion Gjinikës, solistëve, orkestrës dhe trupës së korit edhe të baletit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

Shansi që me jepet mua për të ardhur sërisht, është një mundësi shumë e mirë për të forcuar bashkëpunim, por edhe për të forcuar punën tonë.  Të gjitha pjesët koreografike që do të prezantohen kësaj here janë pjesë të reja, të cilat edhe unë i ngjit për herë të parë në skenë”, thotë regjisori Renato Zanella.

Lexo edhe :  Nderim për të persekutuarit, në Shkodër kujtohen figurat që hartuan alfabetin shqip

Edhe për dirigjentin Ernst Theis, “Valsi është një nga kërcimet më tradicionale që ka bërë bashkë të gjithë popullin. Ky është edhe mesazhi që duam të përçojmë, të gëzojmë, të festojmë edhe të shikojmë përpara”.

Grand Gala Vjeneze do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve në datë 28 dhjetor, ora 19.00./Fjala.al/

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV