Gratë e Rusisë që ja u bëjnë ‘8 me 2’ burrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ruse ka bërë një dëmtim demografik për sa i përket shpërndarjes së popullsisë në zona të ndryshme të vendit. Duke qenë se ka investuar më së shumti në qytete, zonat rurale kanë mbetur pa burra, pasi ata shkojnë drejt qytetit për të gjetur punë.

Shoqëria në Rusi është kryesisht patriarkale, por gratë në këto fshatra të largët janë shtylla që mbajnë gjithçka në këmbë. Edhe pse burrat bëjnë sikur kanë pushtet, shpesh gratë janë ato që drejtojnë familjet, paratë, dhe marrin vendimet kryesore.

Fotografja ruse, Olia Ivanova, ka që në vitin 2009 që fotografon jetën në fshatrat më të largët të Rusisë. Ajo ka bërë një përshkrim interesant për këto fshatra.

Ajo shprehet se: “Gratë kanë në dorë ushqimin dhe mbarëvajtjen e familjes. Burrat përpiqen të bëjnë sikur e kanë ata pushtetin, por janë totalisht të varur nga gratë. Prania kaq e fortë e grave në këto zona ndodh për shkak se, burrat udhëtojnë për punë ndërtimi në qytete, ose si shoferë në distanca të largëta”.

Një tjetër arsye se pse ka kaq pak burra është abuzimi i tepërt me alkoolin, gjë që i bën burrat të vdesin shumë më herët se sa gratë. Njerëzit janë shumë të lidhur në këto komunitete të vogla.

“Askush nuk është i huaj, të gjithë përfshihen për çdo problem. Kur ka festa, nxirren tavolina të përbashkëta ku ulen të gjithë për të ngrënë, për të pirë, e për të festuar. Gratë në këto fshatra janë të forta, të afta të bëjnë gjithçka pa ndihmën e një burri”,- thotë më tej fotografja.

Edhe pse të forta, gratë në këto fshatra ëndërrojnë të kenë një burrë të fortë. Ato zbukurohen dhe mblidhen te qendra kulturore e fshatit, ku bëhen festa të tipit “Disko”, ose veprimtari të tjera kulturore./Fjala.al/

Lexo edhe :  Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV