Kongresi i PS-së mbahet më 29 shkurt/ Rama: Nisim riorganizimin   

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që të thërrasë Kongresin e kësaj force politike më 29 shkurt të vitit të ardhshëm.

Duke folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë, kreu i PS-së Edi Rama tha se Rilindja do të kryejë një proces riorganizimi të saj. Sipas tij, procesi riorganizimit do të nisë me kryetarët e partisë socialiste në rrethe.

Jemi në një proces organizmi ripërtëritje dhe përgatitje për zgjedhjet e ardhshme. Pasi kemi zgjedhur kryetarët kemi përfshirë edhe gratë në procesin e përfshirjes, duke vendosur të fillojmë të zbatojmë një normë të re organizmi ku drejtimi i besohet një burri ose një djali, një gruaje ose një vajze.

Tashmë ka ardhur koha për kryetarët e partisë, për këtë propozimet janë trajtuar në kryesi dhe kanë marr miratimin për të vijuar më pas me garën.

Kudo procesi ecën sipas normave të paracaktuara diku më shpejt dikur më ngadalë, diku më mirë diku më dobët, në përgjithësi ky proces na ka dhënë atë që kemi pritur na ka dhënë një energji të re ripërtëritje të domosdoshme, edhe pse zgjedhjet duken larg ato janë nesër qershori 2021 është shumë afër politikisht” u shpreh Rama, ndërsa komentoi edhe situatën në Bashkinë e Shkodrës.

Gjithashtu, bëhet e ditur se kupola drejtuese e Partisë Socialiste ka marrë në shqyrtim kandidaturat për kryetarët e degëve, ku për secilën degë bashkie, ka nga dy ose më shumë emra për kryetar. Kryetarët e rinj do zgjidhen me votim nga anëtarësia e PS në muajin janar./Fjala.al/

Të fundit

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë...

Trump kërkon takim me Putin javën e ardhshme

I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim shumë produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. Është arritur përparim i madh!”. Ky ishte...

Real Madrid ‘prenoton’ 3 transferime për vitin tjetër! Kushtojnë… 0 euro

Florentino Perez ka identifikuar 3 emrat e mëdhenj që pritet t’i bashkohen Real Madridit verën e vitit ardhshëm, falas. I pari dihet që është...

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi pyjor ka dekada pa pastruar...

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat...

Lajme të tjera

Web TV