E njohim si “Pinokun”, ndërron jetë aktorja Eva Pëllumbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë aktorja shqiptare Eva Pëllumbi. Për publikun vendas, Pëllumbi është e njohur për disa rolet në filmat si: “Vajza me kordele të kuqe”, “Ëndërr për karrige” apo edhe “Kapedani”.

Unë u futa në Kinostudio dhe kam punuar, ishte paralel me punën në teatër . Fehmi Hoshafi më dha një rol në filmin “Kapedani”, apo Gëzim Erebara më dha rol në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”, si dhe filma të tjerë”, është shprehur aktorja gjatë një interviste.

Përveç filmave, aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e “Çufos” nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe “Pinokun”.

Pinoku ka qenë maja për mua. Vetë figura e Pinokut i jep diçka fëmijëve”, ka thënë aktorja gjatë intervistës.

Pas viteve ’90, aktorja Eva Pëllumbi u largua nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.

Në një intervistë së fundmi Eva Pëllumbi shprehu edhe zhgënjimin se si ajo dhe plejada e saj ishin lënë në harresë nga institucionet pavarësisht kontributit të madh që kishin dhënë ndër vite.

Aktorja madje denoncoi edhe faktin se nga aktiviteti i saj artistik ndër vite kishin arritur sa t’i hiqnin edhe emrin e autorësinë.

Të fundit

PD kërkon kontestimin e çdo vote, Topalli: Disa fletë të plotësuara nga e njëjta dorë

“Gjatë numërimit të votave të Diasporës janë konstatuar një numër votash për Partinë Socialiste, të cilat duken të jenë...

Tensionet me Macron/ Meloni mungoi në takimet e grupit të “të gatshmëve” për Ukrainën

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian mund të kishte qenë një mundësi për të ndrequr fërkimet në mesin e grupit të vendeve ‘Të...

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbal

Partia Demokratike ka vendosur të kontestojë çdo votë të ardhur nga emigrantët shqiptarë në Greqi. Pas hapjes së kutive të para, rezulton se nga vendi...

Rama në Forumin ndërkombëtar FII: Rezultatet na japin kënaqësi, por edhe na tmerrojnë!

Kryeministri Edi Rama, teksa mbante fjalën e tij në Forumin ndërkombëtar Future Investment Initiative, u shpreh se është shumë krenar për atë që është...

Goditi komisionerin në Kashar, lihet në burg Rei Nozlli

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg Rei Nozllin, i cili goditi komisionerin në KZAZ 30 në Kashar, dy ditë më parë....

Lajme të tjera

Web TV