Pse ndodhi radikalizmi në Shqipëri/ Eksperti Shtuni shpjegon arsyet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti ndërkombëtar për terrorizmin Adrian Shtuni thekson se problemi i radikalizmit në Shqipëri në shekullin e XXI duhet parë me themel.

Sipas tij, duhen bërë përpjekje për të zbuluar rrënjët e kësaj çështjeje.

Shtuni shpjegoi se problemi po intensifikohet akoma më shumë, pasi tani shqiptarët e radikalizuar po tërhiqen drejt Shqipërisë.

Ai shtoi se duhet një plan afatgjatë për të menaxhuar situatën.

Ka një mentalitet se duhet ta bëjmë makinën e zjarrfikëses përpara se të bjerë zjarri. Duhet menduar në mënyrë strategjike për këtë problem. Fondi është i pari, sepse pa pasur fondin e dedikuar, ti nuk bën dot planin. Ky problem nuk ka ikur. Ky problem është ende problem, madje më problem është tani sesa kur u shpall Kalifati. Kjo sepse tani këta njerëz janë në kthim. Kemi një shpërndarje, më shumë në Shqipërinë e mesme.

Ka ndodhur më shumë në Shqipërinë e Mesme e kjo dëfton se kjo nu është gjë e rastësishme. Pra, ka qenë punë sistematike e grupeve të organizuara mjaft mirë. Nuk ka qenë zhvillim social brenda komuniteteve shqiptare, por ka grupe të caktuara radikale.

Nuk besoj se është ekonomia ose fakti që nuk janë të arsimuar. Për shembull, komuniteti rom që në tërësi është më keq ta themi ekonomikisht, nuk ka ikur. Problemi po intensifikohet. Ne duhet të bëjmë pyetjen se pse po i ndodh Shqipërisë kësaj në shekullin XXI. Duhet të dimë kush e financon dhe pse, e kush është qëllimi strategjik”, tha Shtuni.

Të fundit

Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një mbledhje në kryeqytet me të gjithë deputetët e zgjedhur të qarkut...

Cili është plani? Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e sotme në orën 18:30 deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit...

Fatlumi Edi Rama! Nuk ka opozitë, kështu që po e bën vetë opozitën

Edi Rama është në kushte aq komode në pushtet, saqë ka shumë kohë që bën edhe rolin e opozitarit. Kryeministri është fatlum, sepse e...

Universitetet shqiptare po kthehen në objekte relike, flasin shifrat!

Universitetet publike po mbledhin më pak para nga tarifat që studentët paguajnë. Kjo për shkak të pakësimit të numrit të këtyre të fundi. Nga...

“Tentoi grusht shteti në 2016”, Donald Trump kërkon arrestimin e Barack Obamës

Në një seri postimesh të realizuara në mbrëmje vonë në llogarinë e tij në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur akuza të...

Lajme të tjera

Web TV