Të kalosh Krishtlindjen duke parë “Dritat e Veriut” në Finlandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dimri i sjell Finlandës një fluks të madh turistësh. Vizitorët, kryesisht nga Europa, janë të përhershëm në këtë shtet. Dhe turizmi në Lapland tani po tërheq edhe tregje të reja joshëse, si Kina.

“Ne shohim dallime të mëdha në aktivitetet që grupet e ndryshme pëlqejnë të bëjnë këtë eksperiencë. Slita me qenë, shëtitje me biçikletë, pëlqehen p.sh. nga francezët. Ndërsa Britanikët janë veçanërisht të interesuar për motorët e borës, ndërsa aziatikët janë më të interesuar të shohin Dritat e veriut”,- shprehet Sanna Karkkainen.

Falë këtij ‘boomi’, papunësia në qytetin e Rovaniemit është më e ulëta në tre dekada. Por për banorët e mësuar me qetësinë rurale, turizmi masiv është një shqetësim në rritje. Shumë ankohen për pengesat dhe rrëmujën që lënë pas mijëra vizitorë.

Banorët vendas të Laplandit, komuniteti sami që rrit drerë, akuzon industrinë e turizmit se po përhap stereotipe fyese shtrigash dhe magjistarësh, si dhe po përfiton në kurriz të kulturës së tyre të lashtë.

Për më tepër, ka një kosto të konsiderueshme emetimesh nga fluturimet në Arktik, një zonë që shkencëtarët thonë se po ngrohet dy herë me shpejt se sa mesatarja globale.

E ndërsa Krishtlindja po afron, ka një njeri në Lapland që nuk lodhet me vizitorët e shumtë, pavarësisht se e pret një punë e madhe në mesnatë. Pjesa tjetër e industrisë së turizmit në Lapland, duhet të mësohet të balancojë interesat komplekse dhe konkurruese në vend, pa ndihmën e magjisë./Fjala.al/

Image result for Fshati i Santa Clausit

Image result for finlande lapland

Image result for finlande lapland

 

 

Të fundit

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në...

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi dhe që nuk...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Gjergj Luca për të “pangopurit” me para: Sa do rroni? Asnjë punë nuk ju jep kënaqësi?

Biznesmeni Gjergj Luca kësaj here ka ardhur me një reflektim mbi ëndrrat e tij, dëshirën për të ndërtuar një brand ndërkombëtar në sektorin e...

Nisin hetimet ndaj Jack Smith, prokurori që hetoi Trump

Zyrtarë federalë në SHBA thanë se kishin nisur një hetim ndaj ish prokurorit të posaçëm Jack Smith, i cili udhëhoqi dy çështje kriminale kundër...

Lajme të tjera

Web TV