Uji radioaktiv në det, Japonia mund të përshpejtojë kancerin global

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasojat e incidentit në centralin bërthamor të Fokushimas, më 11 Mars 2011, pritet të sjellin pasoja nëse situata nuk menaxhohet si duhet. Megjithëse kanë kaluar shumë vite nga tragjedia pas cunamit në Japoni, mbeturinat radioaktive janë ende një kërcënim për planetin.

Kjo ndodh pasi radioaktiviteti mund të marrë jetë njerëzish në kohë rekord. Miliona ton ujë radioaktiv i cili ka qenë i izoluar brenda centralit të Fokushimës, që prej 2011-ës, është propozuar që të derdhet në det.

Që nga momenti i incidentit e deri më sot, uji radioaktiv ka rrjedhur rregullisht nga centrali dhe tani depozitat janë mbushur plot. Ka qenë pikërisht Agjencia për Burime Natyrore dhe Energjinë, e cila ka dhënë propozimin absurd që ky ujë të derdhet në det.

Por çfarë ndodh nëse uji radioaktiv derdhet në det?

Nëse kjo sasi uji derdhet në det atëherë gjithë planeti është i ekspozuar nga sasia më e madhe e radioaktivitetit e derdhur ndonjëherë në det apo oqean. Edhe pse vendet më të afërta me burimin radioaktiv, janë edhe ato më të rrezikuarat, grimcat radioaktive kanë veti të përhapen me shpejtësi duke kontaminuar të gjithë planetin.

Rrezatimi radioaktiv përbën rrezik kancerogjen për njeriun. Ai mund të dëmtojë strukturën e ADN-së në qelizat e njeriut. Në disa raste ADN-ja e dëmtuar mund të riparohet, por në rastet kur dëmtimi është shumë i madh, atëherë diçka e tillë nuk është e mundur. Qelizat e dëmtuara kanë tendencën që të kthehen në qeliza kancerogjene.

Japonia ndodhet në të njëjtën situatë që ka qenë Chernobyl-i në Ukrainë në vitin 1986. Edhe pse vdiqën mijëra njerëz numri do ishte akoma më i lartë nëse masa radioaktive do të shkrihej në tokë dhe më pas do derdhej në ujë.

Lexo edhe :  Trump nxjerr foton me Putinin nga sirtari: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Në Chernobyl kanë qenë qindra minatorë që kanë sakrifikuar jetën e tyre me vetëdije, për të shpëtuar gjysmën e popullsisë së kontinentit./Fjala.al/

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV