Çfarë e rebeloi Krishtin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jezu Krishti është pa diskutim figura më me rëndësi e gjithë historisë njerëzore. Ka diskutime rreth Krishtit, pasi flitet për përdorimin e figurës së tij për krijimin e politikave globale. Një ndër filozofët i cili hodhi teorinë se Krishterimi ishte një armë për të mbajtur njerëzit në kontroll, ishte ekzistencialisti Friedrich Nietzsche.

Në librin e tij “Antikrishti”, ai tronditi themelet duke aluduar për strukturën e Krishterimit. Nëse i hedhim një sy historisë, periudha e mesjetës e ndihmuar nga Krishtërimi pati një kohë regresioni.

Kjo ndodhi pasi pushteti, që kishte hierarkia kishtare u pasua nga ngjarje jo të zakonshme dhe jo të devotshme, të cilat binin ndesh me librin e shenjtë Biblën. Përsos ndodhive se si njerëzit e kanë përdorur Krishterimin në format më të ndryshme, këto fakte janë ndryshe nga çfarë personifikon figura e Jezu Krishtit.

Përulësia është një nga vlerat më të vyera që mund të ketë një njeri sot. Të jesh i përulur sot ose që kjo ndjesi të të vijë së brendshmi, është e rrallë pasi ekziston vetëm te individët me ego të vdekur.

Të përjetosh vrasjen e egos do të thotë paqe. Egoja nuk ndihet rehat në ultësira, ajo do male, aksion… Edhe në mjerim ajo do të jetë shumë lart, pasi ego kërkon të jetë gjatë gjithë kohës në Everest.

Ajo që pason një ego e vdekur është empatia, urtësia, vlerat më të pastërta njerëzore. E për aq kohë sa një njëri edhe me sforco nuk arrin të jetë kështu, mbetet njeri.

Të gjitha këto vlera të rralla i përkisnin figurës së Jezu Krishtit, por edhe ai u rebelua.

Sipas Ungjillit, Jezusi së bashku me nxënësit e tij shkoi në Jerusalem gjatë festës së Pashkëve. Ai hyri në Tempullin e Herodit ku u përball me atë që në botën e sotshme është në themel të çdo gjëje “produkti”.

Lexo edhe :  Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

“Me hyrjen ngadhënjimtare të tij, Jezusi krijoi trazime në Tempullin e Herodit, pasi u përmbysi tryezat me para këmbyesve dhe shitësve të tjerë në tempull (Gjoni 2:13-16).’

Shoqëria e marketingut i bën njerëzit ‘budallenj’, pasi janë të fokusuar gjatë gjithë kohës te ‘malli’, ndërkohë që prodhimi është shumë i lartë. E parë në tjetër kontekst produkti si pjesë e proçesit është forma por jo përmbajtja e pasqyrimit njerëzor.

Kush do bezdisej sot nga shoqëria e marketingut?

Askush! Për aq kohë sa të gjithë blejmë, konsumojnë dhe me endje kemi varësi ndaj materies, kjo gjë nuk na rebelon apo bezdis. Është normale, kjo është ndryshimi midis njerëzores dhe hyjnores.

Friedrich Nietzsche, do thoshte se, Zoti vdiq nga dashuria që kishte për njerëzit, por më me vend është të thuhet se, Zoti u rebelua kur pa se sa dashuri kemi për mallrat./Fjala.al/Përgatiti: Lorena Hida/

Të fundit

Financimi për Drejtësinë, Rama kritikon ministrin: Ku kanë shkuar paratë Ulsi?

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka...

“Në atë roman 400 faqesh nuk ka prova”, Rama: Të thuash blerje online 800 mijë euro…

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pëe akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Rama: E vërteta shkelmohet...

Mbi kryeprokurorin Sali Berisha dhe të “pandehurin” Altin Dumani

Nga Mero Baze Nëse dëgjon gjithë retorikën e Sali Berishës ndaj drejtësisë dhe përballjet e tij me të, tani në Shqipëri të krijohet ideja se...

Reshje dëbore në juglindje, si paraqitet situata me qarkullimin

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë orët e fundit zonat malore të juglindjes së vendit nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, përfshi...

Ndërpritet seanca për Veliajn, avokatët kërkojnë kohë të njihen me dosjen

Sot në orën 8:30 minuta Gjykata e Posaçme nisi seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar...

Lajme të tjera

Web TV