Hong Kongu zgjedh demokracinë para Krishtlindjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E gjithë bota sot ka festuar Krishtlindjen, por kjo festë nuk ka ndalë Hong Kongun të protestojë. Aktivistët pro-demokracisë janë përleshur me policinë dhe liderja pro-Pekinit në këtë vend, Carrie Lam, e ka dënuar këtë protestë.

Policia ka përdorur spraj piperi dhe gaz lotsjellës, pasi protestuesit kanë marshuar në disa pjesë të qytetit. Carrie Lam është shprehur se, festa e Krishtlindjes është “shkatërruar” nga protestuesit, duke i etiketuar ata si, “egoistë dhe rebelë të pamatur”.

“Veprime të tilla ilegale jo vetëm që kanë prishur atmosferën festive por edhe kanë ndikuar në bizneset lokale”,- ka thënë ajo në Facebook.

Për më shumë se pesë muaj, qindra mijëra persona kanë protestuar në Hong Kong dhe këto organizime do vazhdojnë, edhe pse në shumë raste ka shpërthyer dhuna.

Hong Kongu, është pjesë e Kinës, mirëpo funksionon sipas organizimit autonom “një shtet, dy sisteme”. Kjo është edhe arsyeja e protestës, pasi protestuesit janë të zemëruar të shohin ndërhyrjen kineze në liritë e Hong Kongut./Fjala.al/

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV