Kalimi i Minamino-s në Liverpool, Klopp flet për pritshmëritë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri legjendar i Liverpool, Jurgen Klopp, shpreson se kalimi te klubi i tij i japonezit Takumi Minamino, do të ketë ndikimin e pritshëm.

Ish-lojtari i RB Salzburg do jetë pjesë e “Reds” që nga 1 janari, kjo sepse përpara disa ditësh u firmos transferimi i tij për një shumë prej 8 milionë eurosh.

Gjatë një komunikimi me mediet përpara udhëtimit drejt Leicester City, Klopp tha se aftësitë e sulmuesit përshtaten mirë me klubin e tij.

“Ne do të shohim. Të gjitha gjërat që dimë rreth Takumit përshtaten shumë mirë për ne. Aftësitë e tij të futbollit para së gjithash. Vendimmarrja në zona të ngushta. Shpejtësia e tij. Dëshira e tij për të fituar një top prapa dhe presingu. Ai është mësuar me atë sepse Salzburgu ka një filozofi të ngjashme me ne”.-u shpreh tekniku.

Më tej, Klopp shtoi se duhet parë edhe se sa Minamino do përshtatet me klubin, por theksoi se kanë pritshmëri të larta nga ai.

“Kjo është me të vërtetë e mirë. Por atëherë duhet ta shohim: si do të adaptohet kur ai të vijë dhe ne lejohemi të punojmë me të? Si mund ta vendosim atë?”.

“Por, në afat të gjatë nuk ka dyshim se ai do të na ndihmojë. Kjo është e qartë. Unë mezi po pres të punoj me Minaminon. Por, nga tani deri tek dita e parë e vërtetë e Takumit në Melwood, ka edhe tre ndeshje. Kështu që unë kam pak kohë për të menduar saktësisht se ku do të futet ai”-deklaroi për mediet trajneri gjerman./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Turistët në Krujë/ Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik

Shqipëria po preferohet gjithmonë e më shumë jo vetëm për detin por edhe për historinë e kulturën.Kruja është transformuar...

Rritja e çmimeve, qytetarët ankohen për cilësinë, për emigrantët janë të përballueshme

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo produkt e shërbim që...

Histori mahnitëse mbijetese, ja si e shpëtoi policia 46-vjeçarin të bllokuar në ujëvarë

Një burrë nga Kalifornia, i cili kohët e fundit mbeti i bllokuar pas një ujëvare për dy ditë ndërsa ngjitej, u shpëtua nga policia...

Lufta në Gaza/ Izrael, 38 të arrestuar në demonstratat antiqeveritare

Në Izrael, 38 persona u arrestuan në protestat e organizuara në të gjithë vendin sot (17 gusht), duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza...

Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel. Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me...

Lajme të tjera

Web TV