Oferta joshëse, si refuzoi Tare kalimin te Milan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Lazios, shqiptari Igli Tare konsiderohet si një nga më të mirët jo vetëm në Itali por në të gjithë Evropën.

Tare ka arritur që të bëjë goditje të zgjuara për të mos thënë të mrekullueshme, me Klosen, Zaraten, Hernanes, Bilian e shumë lojtarë të tjerë.

Drejtori i Lazios di të tregohet i duruar me të rinjtë dhe mbi të gjitha ka një intuitë të jashtëzakonshme për të parë potencialitetin e tyre. Ai nuk i trembet rrezikut për të grumbulluar lojtarë që mundtë kenë pasur edhe ulje, por që kanë potencialitet të lartë.

Në merkaton e verës, Tares iu ofrua që të kalonte në drejtimin e klubit të Milan, ku Maldini tentoi për ditë me radhë që t’i mbushte mendjen ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë që të kalonte te “Djalli” dhe të ndërtonte ekipin që donte për këtë sezon.

Kjo ofertë ishte goxha tunduese për shqiptarin, i cili në fëmijëri ka qenë tifoz i zjarrtë i kuqezinjve, por në fund mori vendimin që të mos e braktiste Lazion.

Ky vendim i Igli Tares u vlerësua nga Lotito, i cili i dha shqiptarit ,ë shumë pavarësi dhe i bëri një rritje të theksuar të rrogës./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV