Plaçkiti bankën, paratë i hodhi në ajër… bërtiste ‘Gëzuar Krishtlindjen’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kolorado të SHBA-ve, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë këtë festë Krishtlindjesh. Një burrë me mjekër të bardhë dhe mustaqe, ka plaçkitur një bankë dhe më pas ka filluar të hedhë në ajër paratë e vjedhura të cilat i mblidhnin kalimtarët e rastit, ndërsa ai dëgjohej të bërtiste “Gëzuar Krishtlindjen”.

Sipas policisë ky burrë i moshuar ka plaçkitur bankën “Academy”, dy ditë para festës së Krishtlindjes, në kohën kur punonjësit e bankës kishin dalë në pushimin e drekës.

Dëshmitarët kanë thënë se, ai kishte plaçkitur bankën dhe më pas kishte dalë në rrugë duke i hedhur në ajër paratë, dhe vazhdimisht bërtiste “Gëzuar Krishtlindjen”.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai më pas shkoi dhe u ul në lokalin më të afërt të Starbucks, për të shijuar një kafe dhe për të pritur policinë që ta arrestojnë.

Ndërkohë kalimtarët e rastit të cilët kishin mbledhur paratë nëpër rrugë, i kthyen ato përsëri në bankë. Do ishte vërtet shumë interesante nëse 65-vjeçari do dilte përpara makinave të policisë e të bërtiste: “më arrestoni, unë e vodha bankën”./Fjala.al/Burimi: BBC/

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV