Betohen deputetët e Parlamentit të Kosovës, Kurti me flamur kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e rinj të Parlamentit të Kosovës janë betuar ditën e sotme, pasi u zgjodhën nga zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara në tetor, ndërkohë që qeveria ende nuk është krijuar.

Fillimisht u bë verifikimi i mandateve të 111 deputetëve, ndërkohë që surprizë ka qënë kandidatura për kreun e Parlamentit, ku në këtë detyrë është propozuar dhe më pas miratuar Glauk Konjufca.

Gjithsej kanë qenë të pranishëm 120 deputetë në sallë, ndërkohë që 9 deputetë mungonin në seancë, prandaj do të mund ta bëjnë betimin në seancën e radhës. Glauk Konjufca, i propozuar nga Albin Kurti është zgjedhur kryetar parlamenti me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenim.

Në seancë mungojnë Ramush Haradinaj, Abelard Tahiri, Uran Ismajli, Pal Lekaj, Enver Hogjaj e të tjer1%. U vu re se në seancën në fjalë, Lëvizja Vet-Vendosja mbante me vete edhe flamurin kombëtar.

Po kështu janë miratuar me 104 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim, tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, propozuar nga LVV, LDK dhe PDK. Përkatësisht Arberie Nagavci nga LVV, Kujtim Shala nga LDK dhe Memli Krasniqi nga PDK.

Ndërkohë, nënkryetarë do të jenë Kujtim Shala, Arbërie Nagavci dhe Memli Krasniqi. Në sallën e Kuvendit, aktualisht mungojnë disa ministra dhe Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj./Fjala.al/

Të fundit

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i...

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Lajme të tjera

Web TV