Borxhi i qeverisë/ Fatura, 380 mijë lekë për çdo person

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka marrë në emër të çdo qytetari një borxh prej 382 650 lekësh. Borxhi për frymë ka ardhur në rritje të vazhdueshme që prej vitit 2010 e në vazhdim. Ritmi i rritjes së borxhit është më i ulët për vitet 2016-2017.  Llogaritjet e fundit në terma absolutë janë bërë për viti 2017 ku borxhi shënoi vlerën më të lartë të këtij treguesi me 382 650 lekë, apo 56% më shumë së në 2010-ën. Kështu, një familje mesatare prej katër personash do të mbartë një borxh prej 1 530 600 lekësh në 2017-ën, nga 980 604 lekë në vitin 2010. Edhe në vitet 2018, 2019 vlera e borxhit për frymë ka mbetur thuajse në të njëjtat nivele, pasi qeveria nuk ka mundur të ulë nivelin e borxhit publik. Qeveria ka hartuar politika për uljen e borxhit publik në vitin 2020, çka përkthehet edhe në ulje të borxhit për frymë.

Dokumenti vendos shtatë objektiva kryesore, të cilat kanë si qëllim garantimi i një sistemi të financave publike që nxit transparencën, llogaridhënien, disiplinën fiskale dhe efikasitetin në menaxhimin dhe përdorimin të burimeve publike për ofrimin e shërbimeve të përmirësuara dhe zhvillimin ekonomik.

Konkretisht, qeveria zotohet të  vijojë reformat strukturore, përfshirë forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve ekonomike, të heqë pengesat për kursime më të mëdha private dhe investime, të reduktojë borxhin publik me ritëm më të shpejtë, duke përmirësuar menaxhimin e investimeve publike dhe duke zgjeruar bazën e të ardhurave. Në dokument, thuhet se “objektivat fiskalë përfshijnë uljen e borxhit publik nga 67 për qind në më poshtë se 60 për qind të PBB-së deri në vitin 2022, duke ulur shpenzimet korrente dhe duke stabilizuar të ardhurat tatimore.

Lexo edhe :  Rama nga Spitali i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi

Pritet që deficiti buxhetor të bjerë në 1,2 për qind të PBB-së në vitin 2021, përmes uljes së shpenzimeve korrente, por në të njëjtën kohë duke ruajtur rritjen e shpenzimeve kapitale me një mesatare prej 5 për qind të PBB-së. Investimet publike pritet të rriten në mbi 6 për qind të PBB-së në vitin 2021, megjithëse nënvizohet se por kjo rritje mund të jetë e vështirë të realizohet, për shkak të dobësive në planifikim dhe menaxhim të shpenzimeve kapitale.

 

Të fundit

Oferta e fundit e Liverpool për Isak vendos rekord!

Liverpool është padyshim "mbreti" i merkatos së kësaj vere, por klubi i kuq ende nuk e ka mbyllur merkaton...

Mjeti lundrues pëson defekt në motorr, Policia u vjen në ndihmë turistëve

Policia Kufijtare i ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh në Gjirin e Kakomesë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defect në motorr. Përmes një...

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është arrestuar dhe ka pranuar krimin. Gjatë...

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një...

Manikyri xhel do ndalohet, është kancerogjen!

Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të...

Lajme të tjera

Web TV