Fëmija bie nga makina dhe merr plagë të rënda, babai se ka mendjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një fëmijë i moshës 5 vjeç u gjet i plagosur mbi asfalt. Fëmija ka rënë në rrugë nga xhami i pasëm i makinës së babai të tij. Prindi nuk e ka parë fëmijën që ka rënë dhe ka vijuar udhëtimin.

Ndërkohë ka qenë një makinë e rastit që ka pikasur fëmijën dhe e ka transportuar në spital. Pak minuta më vonë është paraqitur dhe babai i vogëlushit, i cili i’u ka thënë mjekëve se fëmija ka hapur dritaren dhe ka rënë poshtë, aksident të cilin ai se ka vërejtur.

Fëmija është duke marrë trajtimin e duhur pranë Spitalit Rajonal Shkodër, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mjeku i Urgjencës, Astrit Lahi, tregoi detaje nga gjendja e të miturit. Lahi tha se 5-vjeçari ka marrë plagë kryesisht në pjesën e pasme të kokës, ndërsa gjendja e tij paraqitet e rëndë.

“Gjendja e fëmijës është e rëndë, si pasojë e një traume të pësuar. Djali ka ardhur në urgjencë pa koshiencë. Është gjetur nga një qytetar në rrugë, pa një identitet. Ishte paraqitur me një plagë pas koke dhe me probleme në frymëmarrje dhe koshiencë të kompromentuar. I’u dha ndihma e shpejtë. Gjendja e tij pësoi një farë përmirësimi, por do të shohim se si do të shkojë. Aktualisht gjendja e fëmijës është në prognozë të rezervuar dhe ai është shtruar në reanimacion. Është herët të flasim, pasi paraqet shenjat e një konvolcioni cerebral, dhe duhet të kalojnë disa orë” – u shpreh mjeku, Astrit Lahi./Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV