Foto/ Formacioni i vitit 2019, UEFA shpall kandidatët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA ka shpallur listën me kandidatët që do jenë pjesë e formacionit më të mirë të futbollit për vitin 2019.

Në një postim të faqes zyrtare të UEFA-s janë publikuar fotot dhe emrat e lojtarëve që do të përzgjidhen për këtë formacion. Në listën e qeverisë evropiane të futbollit janë plot 50 emra lojtarësh, të cilët do votohen për skuadrën më të mirë të këtij viti.

Emrat e portierëve që janë vënë në këtë votim janë pesë, ku duhet theksuar se Alison i Liverpool ka pasur një vit shumë të suksesshëm, por “Reds” kanë në këtë listë edhe tre lojtarë të tjerë duke u bërë një nga skuadrat me më shumë futbollistë të kandiduar për krijimin e skuadrës më të mirë të vitit.

Virgil Van Dijk është një nga emrat e Liverpool që mund të bëhet pjesë e formacionit të vitit,por në këtë garë ai ka përballë futbollistë të shkëlqyer siç janë Ramos, Piquet e De Light.

Mesfusha dominohet nga Manchester City dhe Liverpool me nga tre futbollistë. Ndërsa në sulm triumfojnë emrat e yjeve të tillë si Messi e Ronaldo, por listës i shtohen edhe të tjerë legjenda si Slaah, Lewandowski, Mane e Firmino. /Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV