Inxhinierja më e dashur e shqiptarëve, Luljeta Bozo, ‘Personazhi i Vitit’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesoresha e njohur e inxhinierisë, Luljeta Bozo, si dhe specialiste në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, është një nga emrat më të vlerësuar akademikë në Shqipëri. Për 45 vite ajo ka dhënë mësim në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, duke nxjerrë breza të tërë inxhinierësh.

Luljeta ishte gruaja gojë ëmbël që qetësoi dhe mësoi të gjithë shqiptarët, pas situatës së rëndë që kaluam nga tërmeti i 26 nëntorit.

Profesoresha në daljet e saj publike ku ka folur për sigurinë e ndërtimeve të reja në qytetin e Tiranës, ka treguar edhe një detaj se si në gjithë këtë fluks ndërtimi, ato janë bërë pa një plan urbanistikë.

Fama dhe emri i mirë, e bënë këtë grua fisnike që të ishte edhe në krah të Shtabit të Emergjencave dhe Rindërtimit pas tërmetit, ku me përvojën e saj shumëvjeçare, ajo u dha leksione edhe ekspertëve më të mirë të qeverisë.

Tashmë e kthyer në një traditë, përzgjedhja e personazhit të vitit nga çdo media, emisioni ‘Opinion’ zgjodhi pikërisht Prof. Luljeta Bozon, për dy arsye: sepse në këto ditë tronditëse të tërmetit ishte e para që i dha kurajo qytetarëve dhe u mësoi se, si duhet të përballojmë situata të tilla katastrofash natyrore.

E dyta: sepse mbas një periudhe shumë të gjatë, ajo arriti të tregojë që dija, kultura dhe arsimimi, mbeten gjithmonë thesarë të çmuar dhe të pazëvendësueshëm./Fjala.al/

Të fundit

Mbi 100 vëzhgues të BE-së në Kosovë, Loiseau: Të përkushtuar të monitorojmë zgjedhjet

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian ka deklaruar...

Punonjësi humbi jetën dje pasi ra nga lartësia, arrestohet pronari i banesës

Ditën e djeshme, një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia. Policia e Tiranës sqaron se viktima ishte duke punuar në soletën e...

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha Kryeministri Edi Rama në...

Incidenti me Gjestin, G Bani pëjashtohet nga gara! Anulohet televotimi

Në shtëpinë e Vëllait të Madh rregullat janë thyer. Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë...

Veterani i luftës shkon të votojë i veshur me uniformën e UÇK-së

Të drejtën për të votuar e ka ushtruar sot edhe një nga veteranët e UÇK-së, Muhamet Kuka. Ai në qendrën e votimit ka shkuar i...

Lajme të tjera

Web TV