Pas konstitutimit të Kuvendit, kreu i PDK-së dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se është mirë që kjo të hapë rrugë edhe për formimin e qeverisë.
Ai ka thënë se nuk duhet krijuar kriza artificiale.
“Për dy mandate kam qenë kryetar i Kuvendit. Shpresojmë që dita e sotme t’i hap rrugë edhe krijimit të institucioneve të reja, përkatësisht qeverisë së Kosovës”, ka thënë Veseli para gazetarëve.
“Jemi shtet i ri, jemi demokraci e re parlamentare, janë normale rrotacionet politike. Ajo që është kryesore nuk duhet t’i polarizojmë qytetarët në mes veti dhe nuk duhet të krijojmë kriza artificiale të cilat mund ta bëjnë situatën krizë sociale siç është marrja e pagave që nga shkurti, përkatësisht marsi i vitit të ardhshëm”, ka thënë ai.