Pyjet kthehen në fusha, tkurret me 32% në 2006-2017-ën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sektori i pyjeve në Shqipëri ka rol të rëndësishëm mbrojtës në ruajtjen e natyrës dhe rol prodhues në rritjen ekonomike të vendit, nëpërmjet zhvillimit industrial, punësimit në zonat rurale, si dhe funksione të tjera.

Sipas nismës së Këshillit të Ministrave, për të sjellë ndryshime të reja në ligjin për menaxhimin e pyjeve, kjo vjen në një moment që ende vijojnë problematikat e theksuara të sektorit.

Sipas tyre janë: degradimin e vazhdueshem te fondit pyjor kombëtar, mungesën e rregullimit te marrëdhënieve ndërmjet institucioneve qendrore dhe vendore, shkallen e larte te informalitetit qe ekziston ne sektorin pyjor, shfrytëzimin dhe tregtimin e lëndës drusore, financimin e  pamjaftueshëm, mungesën e informacionit dhe kapaciteteve teknike dhe njerëzore, tendenca mbishfrytëzimi dhe nënvlerë të produkteve jodrusore, investime të pakta në infrastrukturë dhe shërbime mirëmbajtjeje, etj.

Volumi i pyjeve ka rënie alarmante (ku vetëm gjatë 2006-2017 ka rënë me 32%), duke rezultuar aktualisht me një volum te fondit pyjor prej rreth 55 milion m3. Një ndër problematikat kryesore që haset është Shfrytëzimi i paqëndrueshëm, duke marrë prej pyjeve më shumë nga ç’mund të prodhohet prej tyre.

Ndaj, nisma për ndryshime përcakton edhe fonde deri në vitin 2022 për menaxhimin e pyjeve, si nevojë në rritje për shkak të keqmenaxhimit. Vitin e ardhshëm fondi është rreth 610 mijë lekë, në 2021 rreth 614 mijë lekë, ndërsa në 2022 rreth 615 mijë lekë.

“Ligji për pyjet dhe shërbimin pyjor ka pësuar 7 ndryshime që nga momenti i miratimit në 2005, duke shkaktuar edhe pasiguri juridike. Gjithashtu, është bërë decentralizimi i qeverisjes së pyjeve, ku, aktualisht, janë 61 bashki që kanë marrë në pronësi pyje dhe kullota publike, ndërkohë që 15% e fondit./Fjala.al/

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV