Zgjedhjet e lira/ Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi në ditë të hallit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2019 filloi me protesta antiqeveritare në 3 vendet e Ballkanit Perëndimor. Ishin këto protesta të cilat u bënë kryefjalë dhe tronditën Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Në mbyllje të këtij viti këto protesta nuk arritën të kishin një kompromis midis qeverisë dhe opozitës në të tre vendet, për kushtet zgjedhore.

Partia Demokratike e Shqipërisë vendosi të bojkotojë zgjedhjet lokale këtë qershor, pasi deputetët lanë parlamentin në muajin shkurt. Shumica e homologëve në Serbi janë angazhuar për bojkotimin e parlamentit dhe zgjedhjeve të përgjithshme në pranverën e vitit 2020. Ata kanë kërkuar një qeveri teknike, të paktën nëntë muaj mbulim të paanshëm të medieve dhe votime të lira pa ushtrimin e presionit ndaj votuesve.

Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Mal të Zi tre vite më parë, por vendi ende ka shumë çështje të pazgjidhura duke shpënë në dështimin e Reformës Zgjedhore.

Situata në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi ka një ngjashmëri të theksuar. Edhe pse proceset e reformës zgjedhore janë në vazhdim në të tre vendet e Ballkanit Perëndimor, ato janë të rrënuara nga mungesa e kompromisit midis qeverisë dhe opozitës. Kjo ka pasuar pengesa dhe vonesa të shumta. Megjithatë BE, OSBE dhe përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian po përpiqen të ndihmojnë në ndërmjetësimin e situatës, por askush nuk duket se është i kënaqur me rezultatet e tanishme.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Podgoricës në fillim të këtij viti pas një skandali ku ish-kryetarit të kryeqytetit të Malit të Zi, i doli një video ku pranonte një shumë parash të cilat do përdoreshin për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas Bojan Jevrić, Shefit të Ekipit të Mediave, ky skandal vërtetoi se Partia Demokratike e Socialistëve në pushtet (DPS) po përdor akte korruptive për të abuzuar me burimet shtetërore. Ai akuzon gjithashtu DPS-në se herë pas here ka ushtruar dhunë fizike kundër aktivistëve të opozitës.

Akuza për afera të tilla korruptive po drejtohen kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Shqipëri. Genc Pollo, anëtar i Partisë Demokratike dhe ish-ministër i qeverisë, kujton përgjimet e publikuara këtë vit nga e përditshmja gjermane Bild, të cilat tregojnë indice për  shitblerjen e votës.

Sipas tij, zgjedhjet pluraliste të Shqipërisë në tre dekadat e fundit kanë patur probleme por jo në atë pikë sa blerja e votave të përbente një shqetësim kryesor. Ai shton se ende nuk ka hetime ndaj këto indice kanë mbetur pa prova të mirëfillta.

Lexo edhe :  Në PD pendohen për rinumërimin: KAS, institucion i panevojshëm

Provat për blerje të drejtpërdrejtë të votave mungojnë gjithashtu në Serbi. Sidoqoftë, opozita e mbledhur në koalicionin Aleanca për Serbinë pretendon se ka prova mjaftueshëm për të provuar se zgjedhjet e lira nuk ekzistojnë në vend.

Nuk kanë qenë vetëm anëtarë të opozitës në Serbi por edhe shkencëtari politik Boban Stojanović i cili ka deklaruar se presioni mbi votuesit është shumë i përhapur në Serbi.

Përveç ankesave nga anëtarët e opozitës ka qenë OSBE e cila ka theksuar se zgjedhjet kanë pasur mangësi të theksuara teknike duke nënkuptuar abuzime të mundshme në të tre shtetet.

Procesi i reformës zgjedhore po vazhdon në të tre vendet dhe ky është një tregues i qartë se akoma nuk është gjë në terezinë e duhur. Mungesa e besimit midis pozitës dhe opozitës vazhdon në të tre shtetet. Situata duket e rëndë për ata që shpresojnë për një përparim dhe aktualisht në pamje të parë nuk ka asnjë kompromis në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Serbia kërkon të jetë një shembull për pjesën tjetër të rajonit, pasi zgjedhjet e saj parlamentare duhet të bëhen në maj të 2020. Kjo gjë ka shumë gjasa të mos ndodhi pasi Aleanca për Serbinë, si dhe partitë e tjera të vogla pretendojnë të bojkotojnë.

Nga ana tjetër, Mali i Zi ka zgjedhje në vjeshtë të vitit 2020, por edhe këtu po diskutohet për një bojkot të mundshëm nga radhët e opozitës.

Ndërkohë që zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri janë në vitin 2021, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme.

Genc Pollo ngre një pikëpyetje për sa i përket respektimit të zgjedhjeve nga autoritetet duke shtuar se ato duhet të bëhen pasi të përfundojë reforma.

Bashkimi Evropian duhet ta kishte paraprirë këtë krizë politike në Ballkanin Perëndimor pasi kjo përballje tani nuk do të jetë vetëm në një front. Megjithatë nëse BE është e gatshme të zgjerohet, kjo gjë padiskutim varet nga planet që ka./Fjala.al

Burimi: European Western Balkans

Përgatiti: Lorena Hida

Të fundit

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do...

Trump: Ishte nder për mua të shkatërroja objektet dhe të ndalja luftën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur përsëri për konfliktin Izrael-Iran, teksa ka postuar në faqen e tij të mediave...

Bashkia e Tiranës në shënjestër: 15 sulme kibernetike në 6 muaj

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit kibernetik që goditi faqen e saj dhe disa nga shërbimet. Sipas Bashkisë, sulmi ishte...

Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun Dibër, nuk ka përsëritje zgjedhjesh

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Dibrës. PD kërkoi rrëzimin e tabelës përfundimtare...

Zjarret vijojnë në Shqipëri, dy vatra mbeten ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare...

Lajme të tjera

Web TV