Martohet Damiano Agalliu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme Damiano Agalliu ish banori i Big Brother, një nga djemtë më të përfolur në show bizz-it i jep fund beqarisë. Ai ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes prej natyrës dhe karakterit të tij energjik. Askush nuk e mendonte se një djalë si Damiano do dashurohej kaq shumë me një femër dhe të merrte një vendim kaq të madh si martesa në një kohë të  shkurtër. Ka qenë vetë Damiano ai që ka postuar një foto në insta story dhe i bëri njerëzit kureshtarë. Ai postoi kostumin që do të vishte të nesërmen në dasmën e tij dhe shkroi: “Gati për një ditë të madhe”, “Ready for a big day”

Ai prej kohësh na kishte zbuluar se ishte në një lidhje me një vajzë jashtë nga fusha e show bizz-it. Në date 16 tetor ai shpalli fejesën. Emri i vajzës ende nuk është publik nga Damiano. Mesa duket ai ka preferuar ta mbajë larg nga mediat.

Të ftuar në dasmën e Damianos kanë qenë shumë emra të njohur, midis tyre regjisori Drilon Hoxha, këngëtari Anxhelo Koçi, Ergys Keta dhe Klajdi Budini. Ajo që vihet re është mungesa e ish banorëve të “Big Brother”. Mesa duket Damiano nuk i ruan marrëdhëniet me ta.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë çiftit jetë të lumtur.

Përgatiti: Enkeleda Fishekaj

Të fundit

Përralla vazhdon, Kryeplaku i PD: I them Ramës se nuk do ta gëzojë mandatin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në Samitin e IDU në Bruksel. Pas përfundimit të samitit,...

“Votat e Greqisë do të numërohen të gjitha, nuk janë gjetur parregullsi”

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, ka shpallur vendimin e marrë lidhur me kontestimet e votave të diasporës të ardhura nga Greqia. Celibashi ka...

“Rama e ha Starmer për mëngjes”, mediat angleze: Na e turpëroi liderin

Refuzimi që Shqipëria i ka bërë propozimit të kryeministrit britanik Keir Starmer, lidhur me pranimin e mundshëm të emigrantëve të paligjshëm, ka dominuar titujt...

U shkelen të drejtat! 100 gra protestojnë para Inspektoratit të Punës

Rreth 100gra të një fasonerie kanë protestuar përpara inspektoratit të Punës në Fier, për mosrespektim të të drejtave të tyre nga një punëdhënës italian,...

Bella Hadid rrëfen se mezi pret të bëhet nënë

Bella Hadid ndau në një intervistë të fundit dëshirën e saj për t’u bërë nënë. Modelja 28-vjeçare shpjegoi se përvoja e motrës së saj Gigi...

Lajme të tjera

Web TV