Tërmeti lëkund sërish Shqipërinë qendrore, ja vendi dhe magnituda…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër lëkundje është regjistruar në orën 18:07, në zonën Bizhutë të qarkut të Elbasanit. Sipas faqes shkencore EMSC,  thuhet se ky tërmet ishte i magnitutës 2.6.

Shqipëria është një zonë me sizmicitet të lartë, në  historinë e saj janë regjistruar tërmete të fortë që kanë marrë qindra jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar mijëra banesa. Tërmeti me më shumë viktima thuhet se është ai i 17 tetorit 1851 në Berat. Sipas të dhënave pasojat ishin të mëdha, mbi 400 të vdekur dhe shkatërrime të shumta në ndërtesa.

Më 15 prill 1976, një tërmet 8 ballë godet Shkodrën, duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha. Fatkeqësisht 40 persona humbën jetën dhe i’u dëmtuan 17118 shtëpi e objekte social-kulturore. 

Tërmeti i 26 nëntorit ishte një surprizë e madhe për Shqipërinë, pasi u gjykua se energjia sizmike ishte çliruar ne tërmetin e 21 shtatorit, por nëntoka e kësaj zone rezultoi të përmbante energji shumë më të mëdha.

Intensiteti i këtyre pas-lëkundjeve vazhdon të jetë në ulje,  ndërsa  sipas sizmologëve këto pasgoditje të tërmetit të rënë më 26 nëntor janë normale./Fjala.al/

Të fundit

Fillon në Montevideo Kampionati i Parë Botëror i Futbollit

13 korrik 1930 Më 13 korrik 1930, në qytetin bregdetar të Montevideos, në Uruguai, u dha sinjali i parë për...

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit...

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi emigracionin, i vendosur në anën...

Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Raja Shehadeh* Palestinezët vijojnë të mbahen pas asaj që ne e quajmë sumoud – vendosmëria për të mos u dorëzuar dhe për të mos ikur...

Pse bota duhet t’i thotë “jo”, tani, luftës bërthamore

Nga Ambasador Zef Mazi *Ish-Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore Ka disa kohë që po përmendet, si pa...

Lajme të tjera

Web TV