Koncesioni i sterilizimit, pagesat e 2019-tës më të larta se në 2018

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për kompaninë koncesionare të sterilizimit, pagesat e buxhetit në 9 muajt e parë të këtij viti kanë tejkaluar shumën që u pagua për të gjithë vitin e kaluar, raporton Top Channel.

Sipas një raporti zyrtar të ministrisë së financave, thuhet se kostot e koncesionit të sterilizimit nuk ndalen duke u rritur me ritme shpërthyese nga viti në vit.

Sipas të dhënave të raportit, për gjithë vitin 2018 Ministria e Shëndetësisë pagoi 1 miliardë e 625 milionë lekë ose 13.3 milionë euro për kompaninë koncesionare. Por vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti, pagesa ka arritur në 13.4 milionë euro, pra më shumë se sa gjithë viti i kaluar.

Sipas raportit, për të gjithë vitin 2019 pagesat e buxhetit për koncesionin e sterilizimit pritet të arrijnë në 15.7 milionë euro ose 18 % më shumë se sa një vit më parë.

Ministria e Shëndetësisë e justifikon rritjen e kostove që buxheti paguan për sterilizimin me faktin se numri i ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalet e vendit kanë qenë më i lartë nga sa është parashikuar në kontratën koncesionare.

Në marrëveshjen e koncesionit është caktuar si tavan numri 63 mijë operacione në vit. Por vitin e kaluar në spitalet publike u kryen mbi 112 mijë operacione dhe për çdo tejkalim qeveria paguan lekë shtesë për privatin.

Koncesioni i sterilizimit ka hyrë në fuqi në 10 dhjetor të vitit 2015.

Të fundit

Hamasi pranon propozimin për armëpushim në Gaza

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje...

Krasniqi reagon pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe kreu i...

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke...

APL kërkon shfuqizimin e disa neneve në Kodin e ri Penal

Në një kohë kur ekonomia kërkon stabilitet dhe tregu i lirë duhet të funksionojë pa pengesa, Kodi i ri Penal po sjell debate të...

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga...

Lajme të tjera

Web TV