Meta intervistë për “The Sun”: Pasioni im për klubin skocez Celtic

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për “SunSport”, dhënë gazetarit Kenny MacDonald, kreu i shtetit shqiptar ka folur për lidhjet e tij më Celtic dhe pasionin e tij për klubin skocez. Ja çfarë thuhet në intervistë:

***

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i “firmos” mesazhet e tij në Twitter për Celtic FC me fjalët “Hail Hail”. 50-vjeçari, ish-peshëngritës dhe mbështetës i zjarrtë i Celtic, është prej dy vitesh tashmë President i vendit ballkanik. Meta ka një karrierë të gjatë në politikë dhe ai ka qenë Kryeministër i Shqipërisë në moshën 30-vjeçare. Presidenti Meta gjeti pak kohë të fliste për “The Sun” rreth pasionit të tij për klubin legjendar të Skocisë. Ai thotë: “Lidhja ime me Celtic filloi të forcohet kur Rudi Vata, një nga yjet e futbollit tonë iu bashkua Celtic në vitet ‘90”.

Lidhja ime me Celtic filloi të forcohet kur Rudi Vata, një nga yjet e futbollit tonë iu bashkua Celtic në vitet ‘90. Por njohuritë e mia për Celtic janë të hershme. Qysh kur isha fëmijë e mbaj mend që Partizani luajti ndaj Celtic për kupat e Evropës dhe fitoi 1-0 në vitin 1979 me një gol fantastik të Muratit”, ka rrëfyer Presidenti Meta.

“Mbetet një ndeshje e paharruar, vijon më tej Presidenti- sepse në kohën e komunizmit kishte pak ndeshje ndërkombëtare ndaj skuadrave si Celtic. Për fat të keq Partizani humbi ndeshjen e kthimit në Glasgou me rezultatin 4-1”.

“Më pas në vitin 1982 kam ndjekur në stadium ndeshjen mes Dinamo dhe Aberdeen, që përfundoi me rezultatin 0-0. Pra, mund të them që e njoh futbollin skocez që herët”. “Kur isha student në moshën 20-vjeçare fillova punë si komentator në emisionin sportiv më të njohur të futbollit në radio ‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’.”

“Ndërkohë, kam qenë edhe peshëngritës. Isha pjesa e Dinamos, që ishte kampion i Shqipërisë”. Kam marrë pjesë në kampionatin kombëtar për të rinjtë, por e lashë shpejt sportin pasi nisa universitetin”.

“Kur u bëra Kryeministër diskutoja shpesh me Rudin në lidhje me futbollin. Asokohe, ai ishte kapiteni i kombëtares shqiptare. Ai më fliste shpesh për Celtic dhe se ç’do të thotë të ishe pjesë e këtij klubi të madh”. Gjatë asaj kohe unë takoja shpesh edhe Lordin George Robertson, i cili ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ai më fliste për Rudin dhe Celtic-un”.

“Kur Rudi u kthye në atdhe për ta mbyllur karrierën me klubin e Tiranës kalonim shpesh kohë bashkë, edhe familjarisht. Kam qenë një herë në Glasgou, sepse një nga fëmijët e mi ka studiuar atje.“Mbaj mend se hipëm në një taksi dhe shoferi na pyeti se nga ishim. Kur ia thashë se nga vinim, ai thërriti: “Ah, Shqipëria! Vendi i Rudi Vatës!”

“Kjo për mua tregon rëndësinë e futbollit, ishim në një vend shumë larg shtëpisë, por futbolli ishte lidhja mes nesh”. “Ditën tjetër hyra në një dyqanin e Celtic në Glasgou dhe bleva disa bluza të Celtic, të cilat i vesh kur shkoj për hiking”. “Ndërkohë që një bluzë të Celtic e kisha prej kohësh dhuratë nga Rudi”. “Një ditë do të vij në Skoci për të ndjekur një ndeshje të Celtic. Mezi po e pres atë ditë!” “Rudi më ka ftuar disa herë, por agjenda ime ka qenë tejet e ngarkuar”. “Megjithatë, jam i vendosur që në vitin 2020 të vij në Glasgou dhe jo si President. Dua të jem aty si një fans mes fansave të Celtic”.

“Lojtari im i preferuar për momenti është Fraser Forster, një ‘mal’ i vërtetë në portë. Ai dhe Scott Broën, lideri i skuadrës”. “Por fuqia e vërtetë është ekipi. Dhe fansat me sloganin e tyre: ‘You’ll Never Walk Alone’.”

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV