PD tregon rrezikun e Mini-Schengen, bën takime në Preshevë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, me anë të një postimi në Facebook e ka konsideruar Mini-Schengen Ballkanik si një tentativë  e rrezikshme e cila mund të na kthejë  përsëri drejt Lindjes.

Shehu ka qenë pjesë e takimeve me rastin e përvjetorit të 29-të të themelimit të partisë PDSH në Preshevë. Ndërkohë ish-deputeti nuk ka lënë pa përmendur si kryefjalë “Jugosllavinë e Re”, e cila sipas tij do të vijë si pjesë e projektit Mini-Schengen.

Postimi i Shehut:

Preshevë: Një Komb një Qëndrim për te ndalur “Jugosllavinë e Re”.

Takime emocionale realizova dje ne Presheve ne përvjetorin e 29-te te themelimit te PDSh aty, kësaj force patriotike, demokratike e me një vizion europian ne mbrojtje te te drejtave themelore, duke ju kundërvënë çdo represioni e pa drejtësie.

Ishte kjo një mundësi për të shkëmbyer mendime me ata vendas te mrekullueshëm, autoktone, pjese e “rrënjëve” te qytetërimit europian, qe aspirojnë qe me Shqipërinë, Kosovën e Rajonin te jemi bashkë në BE e në NATO, në miqësi të ngushtë me ShBA.

I gjeta të qarte se çdo tentative për atë “Shengen” aventuresk, që ringjall “Jugosllavite”, zbeh Kosovën si shtet, na lidh me Euroazin ruse etj, bije ndesh jo vetem me interesat madhore si shqiptare kudo ku jetojmë, por dhe te Rajonit.

Pikërisht për t’iu kundërvënie këtyre tentativave te rrezikshme, qe veçse inspirohen nga dominimet nacionaliste, qe kërkojnë te na kthejnë përsëri drejt Lindjes, shqiptaret dhe ne Presheve si ne te gjitha hapësirat tona, udhëhiqen nga nje parim:

“Një Komb një Qëndrim ne mbrojtje te aspiratave tona kombëtare e europiane” tashme te rrezikuara, duke hedhur ne “kosh” ideatorët beogradas apo dhe tellallet shqipfolës alla Esat Pashë të atij konspiracioni makbethian, te ashtuquajtur “Shengen Ballkanik”./Fjala.al

Të fundit

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme iu refuzua hyrja nga stafi...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Lajme të tjera

Web TV