Bes Kallaku e quajti biznesmen, reagon Ermal Mamaqi:S’po shes drogë, ai…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në emisionin “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës, Bes Kallaku deklaroi se “Ermali bën biznes kurse unë bëj komedi. Suksesi i atij filmi nuk ka ardhur nga askush tjetër vetëm prezenca e Rezit e ka çuar filmin deri në Kanë… deri në Kamëz”, u shpreh Besi.

Ndërsa i pyetur se kush do bëjë namin në kinematë shqiptare Enca apo Bleona, Besi u përgjigj: “Për ballkon mund të bëjë Enca, për profesionalizëm Bleona”, deklaratë për të cilën reagoi ashpër edhe Enca.

Por, teksa u krijua ideja se Ermali e kishte marrë me sportivitet, postimi i tij tregon se ai është ndjerë i prekur nga komentet e Besit.

Postimi i plotë i Ermal Mamaqit:

“Më lodhën njerëzit… Yyyy si tha ai për ty, që bën biznes dhe nuk bën humor. Ju kshu e ju ashtu. Si e tha atë për Encën e…. E kshu gjërash… E vërteta është se edhe mua më erdhi keq kur pashë ato komente tek emisioni i Luanës për punën time. Ça dmth që bëj biznes? Ça është biznesi? Gjë e keqe? Apo mos ndoshta 2Gisht mjaltë është biznes dhe nuk ka humor?
E kush jam unë të gjykoj punën e tjetrit dhe ta krahasoj me timen…

Ajo që mund tju them është diçka që ju e dini dhe mund të vërtetohet në raportet internacionale për BoxOffice.
2 GISHT Mjalt deri tani ka shitur 350.000 bileta në kinematë nga Shqipëria deri në Amerikë. Dhe sa për sqarim në Kanë shkova me filmin dhe bashkë me Elvanën ashtu siç shkojnë 2milion Kineastë nga e gjithë bota që sjellin filmat e tyre në Panairin më të madh që bëhet për shitjen dhe promovimin e Filmave.
Nëse diçka funksionon, është biznes dhe është biznes i mirë. Dhe nuk ka asgjë për të na ardh turp nga biznesi se nuk po shesim drogë. Për Encën… Ballkone Veranda dhe Shtesa pa leje. I PAKUPTIMË DHE SHUMË FYES SI KOMENT. Enca!!!

Lexo edhe :  Së shpejti ‘Big Brother Vip 4’? Regjisori Ergys Lubonja zbulon detajet

Si Producent dhe Regjisor i Filmit I Love Tropoja më duhet të them se Enca më ka surprizuar. Një profesioniste e vërtetë që superoi çdo pritshmëri tonën dhe me Talentin, përkushtimin dhe korrektesën e saj vuri në siklet dhe aktorë me eksperiencë në Kinematografi. ENCA JE SUPERSTAR. Mezi pres të takohemi në 29Janar në Pallatin e Kongreseve për të parë një Film që besoj do jetë një vepër e cila do jetojë gjatë në arkivat e Kinematografisë Shqiptare. Sepse ky është misioni i artistit që të injektojë vlerë në jetët e njerëzve.

Të sjellim shpresë, gëzim, ti bëjmë njerëzit më të dashur, dhe kjo është më e lehtë kur bëhet nëpërmjet humorit. Dhe ku ka më mirë se duke bërë humor të bësh edhe biznes. Se në fund të fundit, biznesi jonë është humori… Sovrani është populli, publiku. Ai vendos çfarë të shikojë edhe pse mund të rrijë 3 orë në rradhë.
Paqe miq…
29 Janar
I love TROPOJA
PS për Biznesin:
Objektiv kam të bëhem si Vasil Naçi ose Zamir Mane nëse më pyesni”.

Të fundit

“Metamorfoza 2”/ Gazetarja tregon detajin shokues: Oficeri i policisë mëson vrasësin…

Gazetarja Anila Hoxha ka folur në një emision televiziv, Anila tregon se si dosja zbuloi se sa është sofistikuar...

Doni të jetoni deri 100 vjeç? Ja ç’duhet të bëni

Të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme është një qëllim për të cilin shumë përpiqen, dhe adoptimi i zakoneve të shëndetshme mund...

Forbes: Shqipëria, destinacion trend!

Shqipëria ka hyrë në listën e destinacioneve të preferuara ndërkombëtare për spanjollët këtë verë, shkruan Forbes España. Sipas të dhënave nga motori online Kiwi.com, Shqipëria është...

Dyshime se rrjedhin nga trafiku i drogës, Prokuroria e Fierit sekuestron 6 pasuri

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 6 pasuri, prona të shtetasit S.T, i dyshuar për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas një njoftimi zyrtar nga...

“Cikli i Berishës dhe Bashës, i mbyllur!”/ Shehi: Aksioni i opozitës i gabuar

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi foli për situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek aksioni i opozitës. Shehi u shpreh në një intervistë...

Lajme të tjera

Web TV