Ermal Mamaqi i jep “goditjen” e fundit Bes Kallakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debati mes Ermal Mamaqit nuk ka mbetur thjesht të postimeve, por duket se “krisja” e miqësisë është më e madhe sa dukej.

Batuta e Besit, reagimi i Ermalit dhe kundërpërgjigjja e Besit nuk kanë mjaftuar.

Ermal Mamaqi ka reaguar përsëri pas shpjegimit të Bes Kallakut, duke shkruar në profilin e tij në Instagram, se:

“Sot e pashë që edhe Besi e ka dhënë një përgjigje (tullë në gjumë dje) dhe më vjen keq që u bë kaq e madhe. Bes mund ta çoja dhe në mesazh këtë postim, por besoj që kjo është mënyra më e mirë për t’i mbyll këto biseda dhe përgjigje edhe për njerëzit që komentojnë…

Po të sqaroj mik.
E vërtet që më njoftove për diçka të tillë, por jo tamam siç ishte komenti ironik për filmin, shitjet, për Kanën e Kamzën, dhe mbi të gjitha nuk më the asgjë për Encën.

Lexo edhe:
E pabesueshme/ Prishet miqësia Bes Kallaku-Ermal Mamaqi

Nëse ka qenë diçka e pamenduar ose e nxituar nga moderatorët (që atë punë kanë). Mund ta kishe hequr në montazh meqë kjo është xhiruar para 2 javësh (të gjithë e dimë si bëhet) dhe mbasi doli emisioni në tv dhe mbasi e interpretuan të gjithë mediat në mënyrë të kundërt, ke dashur ta transmetosh. Prisja që ti të bëje një sqarim dhe mos ti lije njerëzit të performonin dicka që nuk ishte e qëllimshme . Postove mesazhet me Encën…

Kur kërkon ndjesë domethënë që ke bërë diçka jo korrekte. Dhe mendoj që ndjesa për Encën duhet të ishte publike ashtu si ishte emisioni I Luanës dhe jo private e mbas reagimit të saj. Do ishte mirë të flisje ti dhe ti sqaroje gjërat por meqë nuk e bëre unë nuk mund të rrija pa folur mbas gjithë lajmeve “Besi sulmon Ermalin” Nuk të thashë asgjë të keqe, vetëm sqarova atë që ti ndoshta nuk ke dashur ta thuash. Që biznesi nuk është gjë e keqe. Se dhe ti nuk e bëre bamirësi Filmin domethënë ke bërë biznes.

Lexo edhe :  Programi i PD për Rininë/ Zero taksa për bizneset e të rinjve për 3 vite

Jam në bordin e Fundjavë Ndryshe që në ditën e parë të themelimit të saj dhe jam pjesë e ndihmave të vazhdueshme për familjet në nevojë që para 6-viteve dhe pa pasur tërmete.

Po kjo nuk ka lidhje me këtë bisedë..

Uroj mos vazhdojmë më me këtë lojë që na sjell trishtim..

Se lam nam, u bëmë si rrepista ose parti politike.

Mua më erdhi keq njësoj si do të vinte ty nëse unë do ta bëja për punën tënde të njëjtën gjë.

Unë prisja nga ti mbështetje dhe fjalë të mia. Ne duhet ta mbështesim njëri-tjetrin dh eta mbrojmë nga “profesionist ziliqarë”

Sa erdha nga Amerika, puna e parë që bëra shkova pashë filmin tënd. Të kam mbështetur me shpërndarje traileri, posteri dhe shumë lajme. Do vazhdoj të mbështes gjithmonë si mik I vjetër për punën tënde. Ke një zemër të mirë dhe mendje të bukur, prandaj mos e prish në moment dobësie ose batuta të momentit. Vlerësoj dhe kënaqem për cdo arritje tënde profesionale dhe familjare. Uroj suksese dhe Bekime familjarisht.

Të fundit

Shpërthen vullkani ‘Kanlaon’ në Filipine, reja e hirit ngrihet në 4000 metra lartësi

Instituti filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) njoftoi se vullkani Kanlaon është aktivizuar në orën 05:51 me kohën lokale. Një vullkan ka...

Vetulla e Velipojës

Edison Ypi Vetulla manitëse e Velopojës nuk dihet cilës prej grave të mia më të bukura dhe më të dashura i përket administrativisht, Lezhës apo...

Skanimi i Titanik zbulon të dhënat e reja nga orët e fundit të anijes

Skanimi ofron një pamje të re të dhomës së bojlerit, duke konfirmuar rrëfimet e dëshmitarëve okularë se inxhinierët punuan deri në fund për të...

Gjykata cakton një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në Kosovë

Një gjykatë në qytetin e Gjakovës aprovoi kërkesën e Prokurorisë dhe u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh katër serbëve të Serbisë për...

Më shumë mundësi për adoleshentët në Facebook dhe Messenger

Gjigandi i teknologjisë, Meta po zgjeron llogaritë e adoleshentëve, atë që e konsideron përvojën e saj të përshtatshme për moshën për nën 18 vjeç,...

Lajme të tjera

Web TV